Programi qeveritar, biznesi:
Të konsultohemi për taksat
Konfindustria ka vlerësuar se, në kushtet kur ekonomia shqiptare, që ka ndjerë ashpër pasojat e krizës globale, do të ketë nevojë të vazhdueshme për tërheqjen e investimeve të huaja.
TIRANE- Konfindustria, duke mbështetur parimisht qëllimet e shpallura të programit ekonomik të qeverisë së re, të dalë nga zgjedhjet e 23 qershorit 2013, njëkohësisht shprehu dje, me anë të një komunikate, qendrimin e saj se mënyrat, mjetet dhe koha e përmbushjes së qëllimeve të sipërpërmendura kanë nevojë sa më shpejt për sqarime të plota dhe profesionale nga përfaqësuesit e Ekzekutivit.
Konfindustria ka vlerësuar se, në kushtet kur ekonomia shqiptare, që ka ndjerë ashpër pasojat e krizës globale, do të ketë nevojë të vazhdueshme për tërheqjen e investimeve të huaja, politikat fiskale nxitëse janë të rëndësishme dhe u duhet kushtuar kujdes i veçantë.
Në këtë kuptim, zbatimi në rritje nga niveli i sotëm prej 10% i taksës progresive, të parashikuar në programin e qeverisë së re për kompanitë e përcaktuara si të “mëdha”, do të ulte interesin e biznesit të huaj, por edhe vendas, për të investuar në Shqipëri. Kjo, sepse të gjitha vendet konkurente tona në rajon, si Serbia, Maqedonia, Bullgaria, etj. zbatojnë politika fiskale të taksës së sheshtë, prej 10% ose dhe më të ulët.
Konfindustria këshilloi qeverinë e re që taksa progresive më e lartë se 10% në kushtet e sotme ka kuptim të zbatohet për operatorët tregtarë, që punojnë në kushtet e privilegjuara me licensa shtetërore, që u sigurojnë tregje të mbyllura monopol ose oligopol dhe, si të tilla, njëkohësisht u japin mundësi për norma fitimi më të mëdha sesa mesatarja në shkallë vendi. Kategorizimi i përgjithshëm i kompanive në të “mëdha” dhe të “vogla” si bazë për të zbatuar politikën e taksave progresive në rritje nga niveli i sotëm prej 10% është i pambështetur profesionalisht dhe duhet të përmirësohet në programin qeveritar të paraqitur.
Konfindustria mbështet uljen e parashikuar me dy herë të tatimit mbi fitimin ndaj biznesit të vogël, duke këshilluar që shkalla bazë e referimit, e pasqaruar në programin qeveritar të shpallur, të ishte niveli i sotëm prej 10%.
Shkrimi u publikua sot (15.09.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24.5%
-
Të gabuar
68%
-
Nuk e di
7.5%
Vota total: 3140
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille
27 Nëntor, 22:55
-
DOSJA/ 'Mami është mërzitur, nuk e keni falenderuar', fjalët e Megi Fetahut 'prekin' Suel Çelën: Për Pajtimen hidhemi të gjithë në zjarr
27 Nëntor, 22:46
-
Spahiu: Meqë Berisha kërkon qeveri teknike me PS, uroj që Rama ta bëj ministër 4 vite
27 Nëntor, 22:41
-
Spahiu: Lirimi i Berishës nuk është vendim pafajësie por thjesht masë sigurie
27 Nëntor, 22:38
-
Po tani, ka drejtësi zoti Berisha ?
27 Nëntor, 22:37
-
Kërkesa e opozitës për qeveri teknike, Alimehmeti në 'Repoltix': Duhet vullnet politikë nga PD dhe PS! Zarat janë hedhur! Faik Basha: E nevojshme
27 Nëntor, 22:25
-
Të burgosur prej vitesh në Kinë, lirohen tre amerikanët e burgosur, marrëveshja e rrallë diplomatike me Pekinin
27 Nëntor, 22:19
-
Deputeti i LDK: Veprimet e qeverisë Kurti, e kanë kthyer presionin e Perëndimit ndaj Kosovës
27 Nëntor, 22:16
-
Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion
27 Nëntor, 21:56
-
Dita e mësueses së baletit në ‘Një nga ne’, Romina Kaso: Më frymëzojnë sytë e fëmijëve, do kërcej sa të kem fuqi
27 Nëntor, 21:51
-
GJKKO i hoqi 'arrestin shtëpiak' Berishës, Kthupi në 'Repolitix': Praktikë gjyqësore, dosja ka shkuar për hetim, Berisha nuk prish më provat! Gazetari: Bien akuzat e PD për kapje të drejtësisë
27 Nëntor, 21:39
-
Prag feste, Rama ndan fotoalbumin e fëmijëve veshur kuqezi
27 Nëntor, 21:35