Komisioneri për zgjerim në BE, Stefan Fyle ka dhënë mesazhin e fundit në këtë post, para se Komisioni Europian të publikojë progres raportet e zgjerimit për vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Turqinë në 8 tetor.
 
Të mërkurën KE do të miratojë gjithashtu strategjinë e zgjerimit. Sipas komisionerit Fyle strategjia e zgjerimit do të përmbledhë atë që është arritur gjatë 5 viteve të fundit në këtë fushë dhe do të përshkruajë elementet kryesore të politikës së zgjerimit për periudhën e ardhshme.
 
Sipas Fyles raportet e progresit për shtatë vendeve kandidate do të vlerësojë punën e bërë nga ana e tyre gjatë 12 muajve të fundit, do vlerësohet nëse janë kryer reformat  dhe a është bërë ndrushimi në përputhje me kriteret e BE-së.

Pas miratimit nga ana e Komisionit të Strategjisë së zgjerimit raportet e progresit do të paraqitet nga Komisioneri për Zgjerimin në BE, Stefan Fule në Parlamentin Evropian dhe më pas do të jetë një konferencë për mediat.

 


Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)