
Në raportin 144 faqe të KE për progresin e Shqipërisë përmenden edhe debatet për ngritjen e komisioneve hetimore. Në raport nënvizohet fakti që refuzimi i ngritjes së Komisioneve Hetimore nga mazhoranca, ka shkaktuar kaos në punimet e Kuvendit.
“Gjatë periudhës raportuese, opozita kërkoi ngritjen e dy komisioneve hetimore, por mazhoranca i hodhi poshtë të dyja kërkesat, pavarësisht se e drejta e opozitës për të inicuar komisione të tilla garantohet me Kushtetutë. Argumenti i mazhorancës në të dyja rastet ishte se është në shqyrtim një rishikim i ligjit për komisionet hetimore. Ligji aktual, megjithatë, mbetet në fuqi.”
Gjithashtu është përmendur edhe përjashtimi i deputetëve të Rithemelimit nga Kuvendi, por e ka fjalën për muajin në shkurt pasi në disa seanca radhazi edhe atëherë krijuan kaos duke kërkuar ballafaqim me kryeministrin Edi Rama. Brenda një muaji u përjashtuan 23 deputetë të opozitës. Në progres raport nënvizohet se nevojiten standarde më të larta etike, por edhe dialog konstruktiv mes opozitës dhe mazhorancës.
“Mosmarrëveshjet mes mazhorancës dhe opozitës, veçanërisht për refuzimin e kryeministrit për të marrë pjesë në shumicën e interpelancave të kërkuara nga opozita, shkaktuan një ndërprerje të përkohshme në funksionimin normal të Kuvendit. Sekretariati i Etikës vendosi disa masa disiplinore, duke rezultuar në përjashtimin e paprecedentë të 23 deputetëve të opozitës brenda një muaji. Nevojiten standarde më të larta etike në punimet e Kuvendit për të nxitur një dialog politik më konstruktiv midis opozitës dhe mazhorancës.”

Lajmi kryesor:
Progres raporti i KE: Shqipëria po përparon me negociatat! Drejtësia po jep frytet e reformës, kujdes klimën politike! Korrupsioni mbetet shqetësim serioz
B.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
30 Mars, 00:06
Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?
-
Po
66.7%
-
Jo
27.3%
-
Nuk e di
6%
Vota total: 1003
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Plani i Rritjes i BE'/ Miratohen 64.5 mln € parafinancim për Shqipërinë, Gonzato: Moment i rëndësishëm drejt anëtarësimit në Union! Dhuka: Shenjë besimi
25 Mars, 12:46
-
Ylli Pata: Pse argumenti BE është kthyer në ankthin e fushatës së Berishës
24 Mars, 20:30
-
FOTOLAJM/ Rama: Vota për mua dhe PS, çelësi për të hapur derën e BE
22 Mars, 14:55
-
Ekskluzive/ Përgënjeshtrohet Berisha, BE për Report Tv: S'ka bllokim negociatash! 2 grupkapituj të tjerë hapen brenda javësh, përgatitje edhe për kapitujt e fundit
21 Mars, 14:20
-
Rama: Integrimi në BE ekzistencial, s’mund të jemi delja që e ha ujku! S’ka rëndësi nëse s’ulem unë i pari në tryezën e Unionit, mund të jetë edhe një socialiste
20 Mars, 08:34
-
'Numri 5 i PS në fletën e votimit, investim për Shqipërinë në BE', Rama: Mos shihni as majtas e djathtas, por drejt Unionit
19 Mars, 08:11
-
Prezantohet raporti për Shqipërinë në Parlamentin Europian: Progres në reformën në drejtësi, SPAK ecuri në rritje
18 Mars, 18:28
-
Rama: Bufi i kënetës 'hëngri' fituesit e pseudoprimareve, i iku edhe Jenisheri! S'ka asnjë shans më 11 maj, bëri listë për opozitë qëndrestare (VIDEO)
18 Mars, 08:31
-
Rama 10 orë podcast maratonë, prezanton ekipin ‘PS 2030’: Kush do pasaportën e BE, më 11 maj të na japë mandatin më të fortë se asnjëherë! I dua rebelët, por brenda nesh
15 Mars, 09:02
-
Komisionerja e BE në Tiranë: E meritoni integrimin, reforma në drejtësi gur themeli! Rama: Rruga jonë e vetme Europa! Batuta me Kos: Duam lekët tona (VIDEO)
13 Mars, 07:25
-
Rama: Më 11 maj fitore të thellë, t’u japim ‘noc rrokun madhështor’! Mundësia për t'u bërë pjesë e BE është reale, mos ndërprisni punën për integrimin
12 Mars, 10:38
-
Mblidhet Këshilli Kombëtar i Integrimit, Gonzato: Ka pasur progres! S'ka më kohë për zvarritje, ky është proces i rëndësishëm për integrimin në BE dhe kërkon bashkëpunim
11 Mars, 13:38