Këtu mblidhemi për të diskutuar për një projekt konkret, i cili është bashkëfinancuar nga BB, një projekt i cili është në operim të suksesshëm dhe për këtë unë dëshiroj të shpreh edhe një herë falenderimin në emër të Qeverisë Shqiptare për mbështetjen që BB ka dhënë për këtë projekt, por përtej këtij ne kemi një program të gjërë bashkëpunimi me BB dhe me donatorë të tjerë, program i cili pa diskutim që ka sfidat e veta”, tha ministri Haxhinasto.
Sipas tij BB tashmë është një partner themelor në të gjitha përpjekjet. Shumë shpejt do të prokurohet një projekt i ri për furnizimin me ujë të Durrësit dhe të zones përreth, me vlerë rreth 62.5 milionë euro. Është shumë e rëndësishme që këto shërbime, të cilat janë kaq të rëndësishme, të kenë një kthim të vlerës që realizohet, sepse mundësia e kthimit të këtyre investimeve krijon mundësi të reja për të aspiruar e përmirësuar cilësinë e tyre”, u shpreh ai më tej.
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 31 maj 2014
(d.a/shqiptarja.com)