Projekt-Buxheti 2015, 8.6 milionë 
euro për gjyqet e Strasburgut

Projekt-Buxheti 2015, 8.6 milionë <br />euro për gjyqet e Strasburgut
Shpenzimet operative dhe të mirëmbajtjes për qeverisjen qendrore për vitin 2015 janë parashikuar në masën 35 miliardë lekë, sa 2.3% e PBB, nga 2.2%, që ishin në buxhetin fillestar 2014. Në vlerësimin e këtyre shpenzimeve, janë marrë si bazë shpenzimet e buxhetit fillestar 2014, me një rritje prej rreth 12%.


Në këtë zë është përfshirë gjithashtu edhe fondi prej 1.2 miliardë lekë, që do të shërbejë për pagesën e detyrimeve të qeverisë shqiptare për shlyerjen e vendimeve gjyqësore të formës së prerë të dëmshpërblimit të pronarëve, nxjerrë nga Gjykata e Strasburgut.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Sekretari i Jashtëm britanik, Cameron javën e ardhshme në Tiranë, në fokus emigracioni i paligjshëm! Takim me Ramën e Begaj

Sekretari i Jashtëm britanik, Cameron javën e ardhshme në Tiranë, në fokus emigracioni i paligjshëm! Takim me Ramën e Begaj