Përfaqësues të Shoqërisë Civile kanë dalë kundër projektit që parashikon pyllëzimin me pisha dhe qiparisë të ish-kampit të Spaçit. Në një deklaratë të shpërndarë për mediat nga Instituti për Demokraci, Media & Kulturë (IDMC) thuhet se Spaçi nuk mund të preket por duhet të qëndrojë ashtu siç është, muze kujtese për vuajtet, torturat dhe vrasjet që u bënë gjatë viteve të regjimit komunist ndaj njerëzve që kaluan dënimin aty. Sipas Institutit për Demokraci, Media & Kulturë çdo transformim i Spaçit dhe vendeve të tjerave të vuajtes me aksionizma te tilla si mbjellja e pishave apo qiparisëve nuk i shërben kujtesës kolektive, por kthehet në rrezik të manipulimit të saj përmes estetizimit të jashtëm. "Brezat e rinj dhe gjithe te interesuarit që do ta vizitojnë kampin dhe burgun e Spaçit duhet ta njohin ate ashtu siç ka qene, prandaj ai duhet të qëndrojë i paprekur ne strukture. Prej vitesh, te vetmet nderhyrje te ndermarra nga aktore lokale dhe nderkombetare kane qene vetëm në funksion të mirëmbajtjes, të mos rrëzimit të ndërtesës apo të informimit me tabela orientuese", thuhet në deklaratën e IDMC.
Deklarata e plotë e IDCM
Ish-kampi dhe burgu i Spaçit është një vend kujtese për punën e detyruar, vuajtjet, poshtërimin, torturat dhe vrasjet që u bënë kundrejt personave që kaluan dënimin aty nga viti 1968-1990. Instituti për Demokraci, Media & Kulturë (IDMC) shprehet se përkujtimi i viktimave të Spaçit nuk mund të bëhet përmes pyllezimit të kampit, por duke ruajtur strukturen e tij te tanishme, duke e kthyer ne muze dhe duke treguar historine e terrorit komunist pikerisht ne ato godina dhe ate peizazh autentik qe zona ofron. Autoritetet lokale dhe qendrore që menaxhojnë objektet muzeale siç eshte edhe Spaçi duhet të mbajnë përgjegjësi direkte ligjore për ndërhyrjet dhe dëmet që shkaktohen aty.
Sipas Institutit për Demokraci, Media & Kulturë çdo transformim i Spaçit dhe vendeve të tjerave të vuajtes me aksionizma te tilla si mbjellja e pishave apo qiparisëve nuk i shërben kujtesës kolektive, por kthehet në rrezik të manipulimit të saj përmes estetizimit të jashtëm. Brezat e rinj dhe gjithe te interesuarit që do ta vizitojnë kampin dhe burgun e Spaçit duhet ta njohin ate ashtu siç ka qene, prandaj ai duhet të qëndrojë i paprekur ne strukture. Prej vitesh, te vetmet nderhyrje te ndermarra nga aktore lokale dhe nderkombetare kane qene vetëm në funksion të mirëmbajtjes, të mos rrëzimit të ndërtesës apo të informimit me tabela orientuese.
Të mos harrojmë që të burgosurit aty janë përdorur gati si skllevër për punë të detyruar, nxjerrjen e mineraleve ne minieren e Spaçit. Nderhyrja ne pyllezimin e Spaçit e kthen permbys kete tablo, jo vetem nuk reflekton vuajtjet e tyre, por tallet me historine duke e kthyer mjedisin ne nje ambient te gjelberuar, me ajër të pastër ku vizitoret ftohen te planifikojne pushimet e radhes. Kampi i Spaçit nuk ka qenë kamp pushimi, por kamp i punës së detyruar. Dhe kete vend vuajtjeje na takon ta mbrojme te gjithe!
Larg duart nga Spaçi! Ka mjaft zona të tjera që kanë nevojë t’ju japim jetë duke mbjellë pemë nga organizatat ambientaliste. Spaçit nuk mund t’i japim jetë në këtë formë. Në këtë mënyrë viktimat e Spaçit i vrasim për herë të dytë. Viktimat e Spaçit i respektojmë vetem duke inkurajuar dhe mbështetur iniciativat per muzealizimin dhe mirembajtjen e tij afatgjate, si dhe inciativat per vizitat studimore me të rinj që Spaçi të mos harrohet.
Te ngelet ashtu e te mos preket, se eshte nje vend i dukshem e konkret i krimeve te monstres e plehres enver, qe vetem per bithen e tij, skllaveroi nje popull te tere. Perveç kesaj, ndoti dhe perçudnoi edhe Sistemin e Shenjte KOMUNIST duke ja faturuar enverizmat e ndyta, Sistemit me te larte ne Bote.
PërgjigjuZhdukeni atë kamp, te mos ngelet as nam e as nishan!!!! Të pyllëzohet zona që të zhduket pjella e PPSH-së!
Përgjigju