Pas gati pesë vjetëve “frenim”, në Projektbuxhetin e vitit të ardhshëm, që paraqet prognozën deri në fund të mandatit të Ekzekutivit “Rama 2”, pra deri në vitin 2021, vihet re një kthim i vëmendjes drejt infrastrukturës rrugore. Për rrugët në tre vitet e ardhshëm planifikohet të financohen 213 miliardë lekë fonde, ose 1.7 miliardë euro. Kjo është një shifër jashtëzakonisht e lartë, por duhet të mbahet parasysh se vetëm 445 milionë euro do të financohen direkt nga shteti. Kurse 1.23 miliardë euro rrugë do të ndërtohen me financimin e kompanive koncesionare, ku shteti do të kontribuojë më pas në një masë të caktuar.
Në periudhën afatmesme 2019-2021 synohet përfundimi i pesë akseve rrugore nacionale: Rruga e Arbrit, Thumanë–Vorë–Kashar, Kashar–Rrogozhinë; Milot–Balldren; Orikum–Dukat, nëpërmjet partneritetit publik-privat, në kuadër të programit “1 Miliard” të rrugëve.
Nga ana tjetër, do të vijojë financimi për akset rrugore Kardhiq–Delvinë, lotet 4,5,6,7 e 8; Fushë Krujë-Milot-Morinë; Qafë Thanë-Lin-Pogradec; Unaza Verilindore e Tiranës; Unaza E Tiranës, Pallati me Shigjeta Rrethrrotullimi Shqiponja; Rikualifikimi i Akseve Rrugore, Unaza Lindore Loti 2 Dhe Loti 3; By Pass Tepelenë e By Pass Shkodër, tuneli në Kardhiq-Delvinë.
Edhe Fondi Shqiptar i Zhvillimit, me fondet e veta prej 200 milionë eurosh, në këto tre vite do të vijojë projekte të tilla si Qafë Plloçë-Pogradec, Harku i Bërdicës-Velipojë, bregdeti Vlorë, Durrës, qendra Fier, etj.
Ndërkohë, do të përdoren fonde për rritje të sigurisë rrugore në të gjitha akset kombëtare ku synohet ulja e numrit të aksidenteve me pasojë humbje jetë njerëzish dhe numri i pikave të zeza me 23%, sipas Strategjisë Kombëtare të Transportit.
Një fond i veçantë do të shkojë edhe në dispozicion të studimeve dhe projekteve për rrugët, ku spikat studimi për zgjerimin e autostradës Tiranë-Durrës, një studim i zgjeruar për shumë nga urat kryesore aktuale, akse në Skrapar-Gramsh, Gjirokastër-Zagori, lotin e fundit verior të Unazës së Madhe të Tiranës, etj.
Planifikimi i infrastrukturës sipas 2019-ës | |
TRANSPORTI RRUGOR | 213,156,492 |
TOTAL BUXHETI I KONTRATAVE KONCESIONARE | 153,790,042 |
Subvencioni i Kontrates koncesionare ''Per ndertimin, permiresimin, shrytezimin, mirembajtjen dhe rehabilitimin e autostrades Milot - Morine '' | 8,580,000 |
Supervizion i kontrates koncensionare për ndertimin, operimin, mirëmbajtjen, rehabilitimin e autostradës Milot- Morinë | 290,412 |
Defeket te fshehura te kontrates koncesionare per ndertimin, operimin, mirembajtjen, rehabilitimin e autostrades Milot - Morine | 563,000 |
Kontrata koncesionare per permiresimin, ndertimin, operimin dhe mirembajtjne e rruges se Arbrit/PPP | 40,320,000 |
Supervizioni ikontrates koncesionare per permiresimin, ndertimin, operimin dhe mirembajtjne e rruges se Arbrit | 540,000 |
Ndertimi dhe operimi i rruges Thumane - Vore - Kashar | 54,391,000 |
Sherbime konsulence per ndertimin dhe operimi i rruges Thumane - Vore - Kashar | 816,000 |
Ndertim dhe operimi i rruges Milot - Balldre | 36,509,508 |
Ndertim dhe operimi i rruges Milot - Balldre | 11,780,122 |
NDËRTIM DHE SISTEMIM RRUGËSH | 55,664,014 |
KARDHIQ - DELVINE | 11,160,000 |
Ndertim rruga Kardhiq - Delvine Loti 4 | 2,880,000 |
Ndertim rruga Kardhiq - Delvine Loti 5 | 2,200,000 |
Ndertim rruga Kardhiq - Delvine Loti 6 | 2,880,000 |
Ndertim rruga Kardhiq - Delvine Loti 7 | 2,200,000 |
Ndertim rruga Kardhiq - Delvine Loti 8 | 1,000,000 |
FUSHË KRUJË-MILOT-MORINË | 5,869,827 |
Perfundim i Punimeve te mbetura dhe plotesimi me rruge dytesore nyja e Milotit | 1,548,620 |
Plotesim, rakordim, masa mbrojtese dhe siguri rrugore ne viaduktet e aksit Kukes-Morine | 249,970 |
Vendosja e mbikalimeve ne aksin rrugor Thumane - Milot dhe Kukes - Morine | 459,870 |
QAFË THANË-LIN-POGRADEC | 2,479,588 |
Pjesa e mbetur e punimeve ne segmentin Lin-Pogradec, km 4 deri 21 | 1,312,786 |
UNAZA E RE E TIRANËS | 8,955,595 |
Ndërtim rruga Unaza e Re e Tiranës ( segmenti Komuna e Parisit - rruga e re Tiranë- Elbasan)Shtesë punimesh Nr.2 | 14,495 |
Plotesimi dhe perfundimi i objektit - Ndërtim rruga Unaza e Re e Tiranës , Komuna e Parisit - Shkolla Teknologjike,pjesa e mbetur km 0.00-km0.640 shtese punimesh | 203,012 |
Ndërtim i rruges së Unazës së Jashtme Tiranë,pjesa verilindore (seg Kth Saukut - Bregu i lumit Loti 1 | 2,342,770 |
Ndërtim i rrugës së Unazës së Jashtme Tiranë,pjesa verilindore (seg Kth Saukut - Bregu i lumit) Loti 2 | 2,327,886 |
Ndërtim i rrugës së Unazës së Jashtme Tiranë,pjesa verilindore (seg Kth Saukut - Bregu i lumit) Loti 3 | 2,318,344 |
REHABILITIMI I SEGMENTIT RRUGORE MBIKALIMI PALLATI ME SHIGJETA RRETHRROTULLIMI SHQIPONJA | 6,000,000 |
Rehabilitim i segmentit rrugore mbikalimi pallati me shigjeta rrethrrotullimi Shqiponja Loti 1 | 2,696,000 |
Rehabilitim i segmentit rrugore mbikalimi pallati me shigjeta rrethrrotullimi Shqiponja Loti 2 | 1,887,000 |
Rehabilitim i segmentit rrugore mbikalimi pallati me shigjeta rrethrrotullimi Shqiponja Loti 3 | 1,417,000 |
RIKUALIFIKIMI I AKSEVE RRUGORE UNAZA LINDORE LOTI 2 DHE LOTI 3 | 4,681,446 |
Rikualifikim I akseve rrugore Unaza Lindore Loti 2 | 1,904,288 |
Rikualifikim I akseve rrugore Unaza Lindore Loti 3. | 2,777,157 |
ELBASAN-BANJË | 1,554,976 |
Riveshje Sistemim asfaltim rruga Elbasan-Banjë Loti 3 | 1,139,809 |
Riveshje Sistemim asfaltim rruga Elbasan-Banjë Loti 3 (shtese punimesh) | 208,198 |
BYPASS SHKODËR | 2,174,406 |
Ndërtim By Perëndimor, Shkodër Loti1 | 1,438,088 |
Ndërtim By Perëndimor, Shkodër Loti1 (shtese punimesh) | 281,744 |
Ndërtim By Perëndimor, Shkodër Loti2 | 454,575 |
LIBRAZHD-QAFË STUDE | 453,755 |
Sistemim asfaltim Rruga Librazhd-Qafë Stude Loti 3 (Shtesë Kontrate) | 453,755 |
SKRAPAR - PËRMET | 1,461,251 |
Ndertim i aksit rrugore Skrapar - Permet Loti 1 | 1,219,030 |
Ndertim i aksit rrugore Skrapar - Permet Loti 1 SHTESE PUNIMESH | 242,221 |
BY PASS -i TEPELENË | 2,867,624 |
Ndertim By Pass Tepelene Loti 1 | 2,867,624 |
EMERGJENCAT | 925,469 |
Stabilizim i rreshqitjes ne aksin Tunel - Elbasan km 17.36- 17.46, segmenti 3, aksi Tirane - Elbasan (Dalje tuneli i Krrabes km 15.20 - Elbasan km 27) | 480,000 |