Projektbuxheti 2019/ Ja institucionet ku do të shtohet dhe do të pakësohet administrata

Ndryshe nga vitet e mëparshme, kur qeveritë kanë ulur vazhdimisht numrin e punonjësve të administratës shtetërore, si një tendencë për uljen e shpenzimeve të personelit, vitin e ardhshëm do të kemi 269 buxhetorë më shumë se këtë vit. Numri i tyre kalon nga 81.753, në 82.022 vetë. Por jo të gjitha institucionet do të trajtohen njësoj nga pikëpamja e personelit.

Do të jenë 250 punonjës, të cilët janë parashikuar që do të punësohen në organet e reja të Drejtësisë. Për vitin në vazhdim, ky numër për punonjës rezervë në këtë sektor ishte 230 vetë. Projektbuxheti 2019 parashikon numër më të madh punonjësish në Kolegjin e Apelimit, atë të Apelimit, të Kualifikimit, por edhe në Prokurori, ndërkohë që Gjykata Kushtetuese dhe KLD mbeten me të njejtin personel si këtë vit.

Do të jenë të shumtë institucionet shtetërore, të cilëve nuk iu lëviz numri i punonjësve, duke filluar nga Presidenca dhe Kuvendi i Shqipërisë. Ndërkohë, aparati i Këshillit të Ministrave rritet me vetëm 56 vetë.

Të shumtë janë edhe institucionet qendrore që pësojnë “rrudhje”. Këtu bën pjesë edhe ministria e Brendshme dhe ajo e Mbrojtjes, me një reduktim të vogël. Nga ana tjetër, rritje do të ketë sistemi i ministrisë së Drejtësisë.

Agjencia e Prokurimit Publik pëson rritje të ndjeshme, nga 29, në 44 persona, ndërkohë që rritje më e madhe është lejuar për personelin e Agjencisë së Shoqërisë së Informacionit, që kalon në 318 vetë, nga 153 aktualisht. Pra, dyfish.        

Sipas relacionit shoqërues të Projektbuxhetit për vitin e ardhshëm, të depozituart tashmë në Kuvend, shpenzimet totale për pagat në Administratën Publike janë planifikuar në masën 80.6 miliardë lekë, shifër e barabartë me 4.6% të Prodhimit të Brendshëm Bruto të vendit.

Punonjësit e administratës në vitin 2018 dhe planifikimi për 2019-ën 
   
Emertimi i Ministrisë / Institucionit BuxhetorViti 2018Viti 2019
   
Presidenca8686
Kuvendi405405
Kryeministria150156
Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural 2,0041,915
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë974926
Ministria e Financave dhe Ekonomisë5,8185,803
Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë31,004 31,089
Ministria e Kulturës 1,0101,003
Ministria e Shendetësisë dhe Mbrojtjes Sociale4,2894,259
Ministria e Drejtësisë5,6885,751
Ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme551551
Ministria e Brendshme 14,156 14,149
Ministria e Mbrojtjes8,9738,966
Shërbimi Informativ Shtetëror913913
Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave139139
Akademia e Shkencës2929
Kontrolli Lartë i Shtetit191191
Ministria e Turizmit dhe Mjedisit1,0371,101
Agjensia Telegrafike Shqiptare5050
Instituti Statistikës226226
Shkolla e Magjistraturës3134
Qendra Kombëtare e Kinematografisë99
Avokati i Popullit5656
Komisioneri për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil3131
Komisioni Qendror  i Zgjedhjeve7171
Inspektorati i Lartë i Deklarimit e Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave 7070
Autoriteti i Konkurencës4343
Këshilli Kombëtar i Kontabilitetit66
Komisioni i Prokurimit Publik3030
   
Institucione të tjera Qeveritare8791,006
Drejtoria Sigurimit të Informacionit Klasifikuar3534
Agjencia e Prokurimit Publik2944
Komiteti Shtetëror i Minoriteteve 1515
Inspektoriati Qendror2521
Agjencia e Menaxhimit të Burimeve Ujore2382
Qendra kundër Ekstremizmit të Dhunshëm dhe Radikalizmit88
Agjencia për Diasporën1515
Agjencia për Hapje, Dialog dhe Bashkeqeverisje4242
Qendra e Botimeve të Diasporës013
Agjencia Kombëtare për Zhvillimin Rajonal 50 
Agjencitë e Zhvillimit Rajonal (4) 80 
Agjencia e Zhvillimit Ekonomik Rajonal 25 
Agjencia e Zhvillimit te Territorit4543
Agjencia Autonome e Auditimit te Fondeve të BE2121
Agjensia Kombëtare e Shoqerisë së Informacionit 153318
Agjencia Ofrimit të Shërbimeve Publike (ADISA)160155
Komiteti Shtetëror i Kulteve1010
Departamenti i Administratës Publike6061
Shkolla Shqiptare e Administratës Publike1717
Autoriteti Kombetar Certifikimin Elektronik/Sigurime Kibernetike1717
Autoriteti Shtetëror Gjeohapsinor (ASIG) 4949
Mbështetje për shoqërinë civile1616
Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale3737
Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi2525
Instituti i studimeve të krimeve të komunizmit1919
Autoriteti për të Drejtën e Informimit mbi dokumentet ish-sigurimit3030
   
Institucione të Sistemit të Drejtësisë2,4572,551
Prokuroria e Përgjithshme863913
Zyra e Administrimit të Buxhetit Gjyqësor1,3691,389
Gjykata Kushtetuese6262
Këshilli i Lartë i Drejtësisë5050
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit5064
Kolegji i Posacem i Apelimit3743
Komisioneri Publik2630
   
Total punonjës buxhetorë81,503 81,742
Rezervë për institucione të qeverisjes qendrore2030
Rezervë për institucionet e drejtësisë230250
   
Total numri i punonjësve81,75382,022
   

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!