Projekt-buxheti 2023, ministrja e Arsimit: Vitin tjetër tekste falas një përdorimshe nga klasa 1-3 ! Praktika për mësuesit ulet nga 1 vit në 3 muaj

Ministrja e Arsimit Evis Kushi ka prezantuar në Komisionin për Edukimin projektbuxhetin e vitit 2023. Në fokus në projektbuxhetit 2023, ministrja tha se janë rritja e pagave, mbështetja për studentët si dhe ndërkombëtarizimi i Arsimit të Lartë. Ministrja Kushi u shpreh se në buxhetin e vitit të ardhshëm është parashikuar që të jepen libra falas një përdorimshe nga klasa 1 deri në klasën e 3.

‘Klasa e parë e dytë dhe e 3 tekstet shkollore do të jenë një përdorimshe. Për klasën 1,2  dhe 3 kemi gjykuar se është e vështirë dhe joeficente që librat të përdoren përsëri. Në buxhet kemi parashikuar që tekstet do të jenë totalisht fala vetëm me një përdorim.’- tha ministrja.

Gjithashtu ministrja u shpreh se këtë vit është marrë vendimi edhe për të shkurtuar kohën e praktikës mësimore për të diplomuarit për mësuesi, para se ata të marrin licencën për të ushtruar më pas profesionin. 

“Këtë vit kemi marrë vendim për të shkurtuar kohën e praktikës mësimore për të diplomuarit për mësuesi para se të shkojnë në marrjen e licencës, nga një vit në 3 muaj”, u shpreh ministrja.

Ndër të tjera ministrja Kushi deklaroi se maturantët që duan të studiojnë degën e Mjekësisë së Përgjithshme në universitet do t’i nënshtrohen një testimi shtesë në formë elektronike. Ajo deklaroi se kjo do të rrisë më tepër meritokracinë dhe transparencën.

“Kemi vendosur që për provimet e maturës në programin mjekësi e përgjithshme maturantët të kemi edhe një provim shtesë i cili rrit edhe më shumë meritokracinë dhe transparencën. Do të jetë një provim në QSHA, si provimet e licencave, krejtësisht i automatizuar ku testi korrigjohet menjëherë. Ku edhe rreziku i gabimit, edhe koha edhe shpenzimet e administrimit do të jetë më i ulët. Kjo do të pilotohet me programin mjekësi e përgjithshme që është program më i kërkuar dhe  ndërkohë kemi qëllim ta shtrijmë edhe për provimet e tjera të maturës”, u shpreh Kushi.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Gjendet trupi i rabinit të zhdukur Zvi Khogan, ministri izraelit i Mbrojtjes: Përgjegjësit e këtij akti kriminal të paguajnë për veprimet e tyre

Gjendet trupi i rabinit të zhdukur Zvi Khogan, ministri izraelit i Mbrojtjes: Përgjegjësit e këtij akti kriminal të paguajnë për veprimet e tyre