Projektbuxheti 2023, Tabaku: Kudo po shtrëngojnë rripin, por qeveria shqiptare bën biznes në kurriz të qytetarëve! Po ndërhyhet brutalisht në ekonomi

Deputetja e PD, Jorida Tabaku thotë se projektbuxheti 2023 i paraqitur në parlament është në kurriz të shqiptarëve dhe nuk i ndihmon të përballen me krizën. Tabaku u shpreh se nuk ka asnjë bazë reale dhe nuk i përgjigjet nevojave të qytetarëve ndaj akuzon qeverinë shqiptare se bën biznes me krizën.

“Në një kohë ku çdo qeveri ka shtrënguar rripin dhe po përpiqet që të paraqesë projektbuxhete që i shërbejnë shëndetit financiar të qytetarëve. Qeveria shqiptare, vazhdon të bëjë biznes me krizën në kurriz të shqiptarëve. Projektbuxheti 2023 i paraqitur në Parlament të premten nuk është vetëm se një shembull se si një qeveri që nuk punon për qytetarët nuk angazhohet në ndihmën për qytetarët që po vuajnë sot për sot inflacionin më të lartë në 20 vite.

Ky projektbuxhet i paraqitur nuk ka asnjë bazë reale, nuk i përgjigjet nevojave të krizës që ka prekur thellë sipërmarrjen dhe është larg pritshmërive që kanë sot qytetarët. Aq më tepër është larg rrugës se si duhet menaxhuar kjo krizë ekonomike që ka prekur xhepat dhe portofolin e shqiptarëve.

Qeveria ka përqendruar gjithë energjitë e saj në rritjen e taksave dhe gjithashtu vendosjen e gjobave në një kohë krize. Veprime të tilla sipas saj do të sjellin rritjen e të ardhurave prej 130 mln euro vetëm nga taksat, dhe një total prej 380 mln euro shtesë priten të merren në mes të krizës kryesisht nga shtresa e mesme, profesionistët dhe biznesi”, tha Tabaku.

Ndër të tjera u shpreh se familjet shqiptare do të paguajnë më shtrenjtë për produktet e tyre në çdo konsum. Tabaku deklaroi po kështu se kredimarrësit që kanë marrë kredi për banesat e tyre, për bizneset e tyre dhe jo vetëm do të nisin të paguajnë më shtrenjtë këstet e kredive ndërkohë që qeveria do t’u shtojë në faturë edhe taksat shtesë.

“Vendosja e taksave sidomos tek shtresa e mesme e Shqipërisë është një politikë e vjetër e qeverive Rama që ua kalojnë faturën e kripur të taksave kësaj shtrese. Taksat si ajo ndaj profesioneve të lira do t’i japë vërtetë buxhetit të shtetit të ardhura ekstra prej 17 mln eurosh por do të heqë nga duart e këtyre profesionistëve po kaq milionë euro në kohë krize.

Sipërmarrjet do të paguajnë shtrenjtë produktet, shërbimet dhe jo vetëm ndërkohë që taksat rriten mbi kurrizin e tyre. Kredimarrësit që kanë marrë kredi për banesat e tyre, për bizneset e tyre dhe jo vetëm do të nisin të paguajnë më shtrenjtë këstet e kredive ndërkohë që qeveria do t’u shtojë në faturë edhe taksat shtesë.

Mbi taksim në kohë krize. Kjo është politika e majtë! Kjo është politika fiskale e qeverisë Rama që edhe në kohën më të errët vazhdon të fusë dorën në xhepat e qytetarëve për të paguar të dyshuarit e përhershëm. Përpjekja e mazhorancës për të implementuar një taksim për fitimet ekstra duket se do shtrihet vetëm tek biznesi i energjisë elektrike”, tha Tabaku.

Deputetja shtoi se PD ka kërkuar qartësisht dhe me këmbëngulje që qeveria ta aplikojë këtë taksim ekstra edhe për bizneset që shesin naftën.

“Duke qenë se bordi i naftës që në të vërtetë është Klubi i Oligarkëve po abuzon me çmimin e naftës duke përfituar më shumë të ardhura si pasojë e situatës. Por deri më tani, ortakët e qeverisë dhe aksionarët e kësaj mazhorance po vazhdon t’iu shkelet një sy nga qeveria e cila është e gatshme të gjobisë shtresën e mesme të shqiptarëve apo dhe qytetarët e shtresës së varfër duke ua ngarkuar faturën e inflacionit dhe nga ana tjetër të tregohet tolerante me klubin e oligarkëve.

Këtë sjellje prej toleranteje qeveria e tregon edhe në krahun e shpenzimeve. Siç edhe pritej, paketa e re fiskale e ngarkuar me taksa dhe politika fiskale që i bien shqiptarëve dhe shtresës së mesme do të ushqejë me dorën tjetër kontratat e PPP-ve dhe koncesioneve.

Vlera totale e koncesioneve dhe PPP-ve që do t’i shtohen listës së gjatë të parave që taksat e qytetarëve mbushin arkën dhe mbajnë gjallë bizneset e oligarkisë do të rritet me 1 mld dollarë. Rrugët e florinjta vazhdojnë të mbushin arkën e oligarkëve në kurriz të rritjes së taksave të shqiptarëve”, tha Tabaku.

Sipas deputetes demokrate, “tragjedia e këtij projektbuxheti është se çdo kursim të kohës po e rrëmben për t’ia kthyer në pagesa një grushti të vogël biznesesh që i mbështet përgjatë gjithë vitit me PPP, koncesione dhe tendera.” Në përfundim thekson të dhënat nga institucionet ndërkombëtare se viti 2023 pritet të jetë një vit i vështirë duke u pasuar nga shtrëngime të mëdha dhe një recension që do të prekë drejtë për drejtë dhe të ardhurat e shqiptarëve.

“Goditja që qeveria shqiptare i bën shtresave të mesme do të godasë portofolat e tyre sidomos në një kohë ku shumë nga këta qytetarë janë kredi marrës. Rritja e normës së interesit me ritme të shpejta nga Banka e Shqipërisë do të vështirësojë aftësitë paguese të kredive të biznesit por edhe kredive personale të kësaj qytetarëve.

Fatkeqësisht, shqiptarët që kërkonin një qeveri të përgjegjshme dhe që i ndihmon ata përmes manaxhimit të krizës. Vazhdojnë të mbajnë mbi supe një mazhorancë dhe një qeveri që u ka vendosur mbi kurriz faturën e një krize që në fakt duhet ta paguajë qeveria.

Ndërsa qeveria vazhdon të bëjë Pazar me krizën dhe padyshim të pasurojë ata që janë bashke ortakët e saj në qeverisje; klubin e oligarkëve për të cilët pakkush flet dhe të gjithë e dimë kush janë”, tha Tabaku.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Redi: 24/10/2022 15:11

    Si kofini pas te vjelit. Bashkon vota per ligje per oreks te Rames dhe tani rinis me kritikat. Tu vije turp.

    Përgjigju
  • Goni: 24/10/2022 11:31

    Po kjo ca pati tshi apo e ka fut saliu n prize dhe kete

    Përgjigju
  • Tili: 24/10/2022 11:31

    Po ku merr vesh ti moj zuske dreqit.Del e flet ti per ne aman ku ka ngel ceshtja tek tabak tabakaja

    Përgjigju
  • ylli: 24/10/2022 11:24

    jo po ti falesh korentin dhe ti japesh lek pa bere asnjenminut pune militatve se ashtu e keni bo ju te pd kur ishit ne pushtet e dilni e flisni ktu ju per ekonomi ju skeni goj per asnje lloj gjeje

    Përgjigju
  • Miri: 24/10/2022 11:23

    Na lodhen kto debile ,boll dolen e folen neper media se lan nam . E di njerzit ca b qeveria jo me kot vun ramen ne krye, se esht me i sakti dhe e ka zhvilluar kete vend

    Përgjigju
  • Armand: 24/10/2022 11:17

    Mir tkeqen xhaxhi ik ha noj akullore tashi se recitove shum bukur ashtu si te ka msuar baba sali

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kuçovë/ Shiste ilegalisht kapsolla në dyqanin e saj, nën hetim 52 vjeçarja

Kuçovë/ Shiste ilegalisht kapsolla në dyqanin e saj, nën hetim 52 vjeçarja