Projektbuxheti/ Ulja e nëndeklarimit të pagave do të sjellë 150 mln euro shtesë në buxhet në vitin 2025!

Turizmi dhe ndërtimi do të jenë motorët kryesorë ku bazohet rritja ekonomike edhe për vitin 2025, e projektuar në 3.9%. Prodhimi i Brendshëm Bruto në vitin që vjen, sipas relacionit të projektbuxhetit, do të arrijë në 2.6 trilionë lekë ose rreth 26 miliard euro nga 24 miliard euro që ishte në vitin që po lëmë pas.

Ecuria pozitive ekonomike do të shoqërohet me rritje të fortë të të ardhurave. Sipas të dhënave të pasyruar në projektbuxhetin 2025 vitin që vjet pritet të mblidhen 754.6 miliardë lekë nga 714 miliardë lekë këtë vit.

“Në projektbuxhetin e vitit 2025, programimi i të ardhurave buxhetore bazohet në përmirësimin e administrimit fiskal dhe minimizimin e informalitetit ne ekonomi”, thuhet në relacion.

Rritje e konsiderueshme e të ardhurave sipas parashikimeve të Ministrisë së Financave do të vij në vlerën 15.1 miliardë lekë vetëm nga miradministrimi, që lidhet direkt me informalitetin në paga. Në relacion thuhet se vetëm të ardhurat nga kontributet do të rriten me 10.5 miliardë lekë krahasuar me këtë vit, ku kontributi më i madh do të vij nga forcimit të kontrollit të punës në të zezë, rritja e nivelit të pagës së deklaruar.

Po ashtu edhe nga tatimi mbi pagat, pritet të mblidhen 5.6 miliardë lekë më shumë ku efekt të rëndësishëm do të ketë lufta ndaj nëndeklarimit të rrogave.

Që prej këtij viti administrata tatimore ka nisur një aksion kundër nëndeklarimit të rrogave në sektorin privat, dhe pritet të avancojë më tej në vitin 2025, duke vënë në fokus të kontrolleve të gjithë sektorët që kanë pagat më të ulta të deklaruara si ndërtimi, tregtia dhe turizmi. Janë afro 230 mijë punonjës të identifikuar nga tatimet deri në fund të muajit shtator 2023 me rroga të nëndeklaruara.

Ndërkohë pritet të mblidhen 14.8 miliardë lekë më shumë nga rritja ekonomike, 9.1 miliardë lekë shtesë pritet të vijnë nga ndryshimet fiskale, kryesisht nga mbledhja e akcizës dhe taksave kombëtare, 5.3 miliardë lekë planifikohen nga indeksimi i çmimeve dhe 8.3 miliardë lekë nga burime të tjera.

TË ARDHURAT NË BUXHET
Viti 2024   714.068 mln lekë
Viti 2025   754.650 mln lekë
RRITJA     +40.582 mln lekë
 
BURIMET PËR RRITJEN E TË ARDHURAVE
Mirëadministrimi          +15.1 mld lekë
Rritja ekonomike         +14.8 mld lekë
Ndryshimet fiskale        +9.1 mld lekë
Indeksimi i çmimeve     +5.3 mld lekë
Burime të tjera              +8.3 mld lekë

E.Gj/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?