Bashkia Divjakë në bashkëpunim me administratën kombëtare të zonave të mbrojtura dhe ministrinë e mjedisit, kanë organizuar një dëgjesë publike në kuadër të realizimit të disa projekteve në funksion të parkut kombëtar Divjakë Karavasta. Merrnin pjesë qytetarë, grupet e interesitsi dhe përfaqësues të shoqatave të ndryshme mjedisore.

Faza e parë e projektit ka të bëjë me ndërtimin e një pasarele përgjatë rrugës për ecje nga qendra e vizitoreve në drejtim të plazhit rreth 3.5 kilometra, komunikimi i lagunës me detin si dhe krijimi i disa qendrave funksionale në shërbim të vizitorëve.

Këto projekte do të implementohen në vitin 2026 me kontributin e bashkisë Divjakë dhe ministrisë së mjedisit. Drejtoresha e Administratës kombëtare të zonave të mbrojtura zonja Daniel Pirushi  është shprehur se ministria e mjedisit ka plane konkrete për investimet në parkun kombëtar Divjakë Karavasta

Nga ana e tij kryetari i bashkisë Divjakë zoti Josif Gorrea vuri theksin se të gjitha projektet e parashikuara nga ministria e mjedisit do të mbështeten nga bashkia Divjakë duke ruajtur vlerat mjedisore të parkut.