Projektet e talentit të X-Factor
tashmë edhe në MTV
Ai është i ri dhe shumë i talentuar. Ardit Çuni deri më tani ka realizuar disa këngë, të cilat janë pëlqyer nga publiku shqiptar, ndërsa ka qenë pjesëmarrës edhe në disa kompeticione muzikore dhe talent shou.
Ai është i ri dhe shumë i talentuar. Ardit Çuni deri më tani ka realizuar disa këngë, të cilat janë pëlqyer nga publiku shqiptar, ndërsa ka qenë pjesëmarrës edhe në disa kompeticione muzikore dhe talent shou. Këngëtari i ri këto ditë po firmos një tjetër sukses në karrierën e tij, të cilën sapo e ka filluar dhe po i ecën shumë mbarë.
Projektet muzikore të Arditit tashmë do të mund t'i shohim edhe në MTV si artisti i parë shqiptar me një kanal të tij. Ardit Çuni është bërë i njohur për “coverat” e tij në bashkëpunim me këngëtaren tashmë të njohur për tregun Eltina Minarolli, e cila është edhe bashkëprezantuese me Arditin dhe gjithashtu ideatore në emisionin më të ri në mbështetje të të gjithë talenteve të tiutlluar “Realizo Një Ëndërr”. Coverat si “Stay”, “Diamonds”, “Russian Roulette” kanë qenë shumë të transmetuara në kanalet muzikore shqiptare.
Një tjetër lajm i mirë është që kënga është shpërndarë edhe nga VEVO, e cila siç e dimë është rrjeti që menaxhon videot e yjeve me famë botërore si: Rihanna, Lady Gaga etj. Ata i kanë uruar fat Arditit për këtë produkt duke qenë se ai është edhe artisti shqiptar me një llogari në VEVO. Një ndër bashkëpunimet që Arditi, e cilëson si edhe më të sukseshmin ka qenë ai për 100 Vjetorin e Pavarësisë (ku ai ishte dhe bashkëkompozitor me Eltinën) i titulluar “Pranë njëri-tjetrit” ku morën pjesë dhe këngëtarët më me emër në Shqipëri si Myfarete Laze, Xhensila Myrtezaj, Kejsi Tola, Flaka Krelani, Eltina Minarolli etj.
Një tjetër projekt i rëndësishëm ka qenë “Real Love” në bashkëpunim me këngëtaren mjaft të pëlqyer Enca Haxhia. Ka kaluar pothuajse një muaj pas publikimit të klipit, një projekt i nisur nga Arditi në bashkëpunim me disa producente britanikë dhe Eltina Minarollin. Klipi është realizuar me shumë kujdes nga Sebastian Production dhe deri tani ky produksion është nominuar në UK si një nga klipet dhe këngët më cilësore në chartin botëror të Beat100, ku marrin pjesë dhe shumë këngëtarë të famshëm si Birdy, Avicii, Blue...
Shkrimi u publikua sot(14.09.2013) në gazetën Shqiptarja.com(print)
(v.gj/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
24 Janar, 09:42
Sa i drejtë do të jetë procesi i primareve në PD?
-
Shumë
16.2%
-
Pak
9.4%
-
Aspak
74.3%
Vota total: 191
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Itali/ Ndjekje si në filma në rrugët e Padovës, shqiptari i droguar dhe me precedentë përplas makinën me murin!
24 Janar, 22:56
-
Lavrov flet për 'La Repubblica': Italia, anti-ruse! Marrëdhëniet bilaterale në nivelin më të ulët që nga Lufta e Dytë Botërore! Faji është vetëm i Romës
24 Janar, 22:38
-
Fillon ndërtimi i rrugës së Komanit në Vaun e Dejës, kryebashkiaku Beci: I shërben mijëra banorëve, turizmit dhe lidhjes së HEC-eve
24 Janar, 22:33
-
‘Lufta dhe paqja’, Elektroshok në Report Tv nga Profesor Ardian Ndreca
24 Janar, 22:20
-
Analiza e VOA: Elon Musk dhe historiku i manjatëve në politikën amerikane
24 Janar, 22:15
-
Propozimi i PD për Diasporën, Braçe i prerë: Jo, s’mund të votohet me dokumente të huaja për Shqipërinë! Nuk ndodh kurrkund, është fyerje
24 Janar, 22:12
-
Grupet e para të imigrantëve dëbohen nga Shtetet e Bashkuara me aeroplanë ushtarakë
24 Janar, 22:10
-
Fokusi i Presidentit Trump në Groenlandë për shkak të militarizimit të rajonit nga Rusia
24 Janar, 22:05
-
Të armatosur deri ‘në dhëmbë’, ushtria amerikane zbarkon pranë kufirit me Meksikën (VIDEO)
24 Janar, 21:56
-
Berisha flet me nostalgji për Enver Hoxhën: Në regjimin e tij pasuritë ishin të shtetit, kurse sot të këtyre hajdutëve (vetë i pandehur për aferën 'Partizani')
24 Janar, 21:52
-
Ekskluzive në Esencë/ Gardiani ‘besnik’ i Ramiz Alisë: Çfarë më thoshte në burg për Berishën, Hajdarin dhe Metën
24 Janar, 21:37
-
Vëllai i Elon Musk viziton Italinë, takime me ministra dhe Melonin në kryeministri! Opozita: Palazzo Chigi duket si një zyrë satelitore, tregoni çfarë diskutuat
24 Janar, 21:12