TIRANE- Rajoni Durrës- Tiranë është nyja kryesore e ndërveprimit të burimeve njerëzore, mallrave, dhe hapësirave të jetueshme të veriut dhe jugut të Shqipërisë si dhe porta hyrëse e “Korridorit 8”. Ndikim të drejtpërdrejtë në ekonominë e rajonit luajnë dhe portat logjistike të pozicionuara në të, Porti Durrësit dhe Aeroporti “Nënë Tereza”. Rajoni “Durrës –Tiranë” është kontribuuesi kryesor i zhvillimit ekonomik në rang kombëtar, si në numër biznesesh po njësoj dhe në shumëllojshmërinë e tyre, kjo falë prezencës së lartë në numër të institucioneve, numrit të lartë të dendësisë së banorëve në rajon si dhe pozicionimit të
favorshëm gjeografik.