TIRANE- Porti i Durrësit dhe i Barit janë përfshirë në një projekt pilot për manaxhimin e sistemeve ekologjike. Burime nga zyra e projekteve të autoritetit portual Durrës, thanë për gazetën “Shqiptarja.com, se projekti TEN-ECOPORT ka në vëmendje problemet mjedisore në zonat portuale dhe përreth tyre. Aktivitetet e projektit synojnë krijimin e një rrjeti për zhvillimin, forcimin, koordinimin e iniciativave të bashkëpunimit për menaxhimin ekologjik të rrugëve detare.

Gjithashtu rëndësi në këtë projekt i jepet proçesit të rishikimit të politikës së rrjeteve trans-europiane të transportit. Rëndësi e veçantë i jepet rrjeteve rajonale të cilat ndikojnë në rritjen ekonomike dhe  zhvillimin e mëtejshëm nga pikpamja sociale.  Hapi i radhës është realizimi i ishullit ekologjik në një zonë të portit për të realizuar mbledhjen e diferencuar të mbetjeve në port.

Porti i Barit nëpërmjet takimit që kemi patur me përfaqsuesit e tij, do të japë idenë sesi mund të realizohet kjo zonë ekologjike brenda territorit të Portit të Durrësit, gjithashtu sipas zyrës së projekteve të AP Durrës, ky project është vazhdim i projektit të mëparshëm ECOPORT 8 që synon të kontribuojë në zhvillimin e bashkëpunimin ndërmjet Autoriteteve Portuale në zonën e Adriatikut, Jonit dhe Detit të ZiIdeja është që të përdoret e njëjta teknologji dhe strukturë e zonës ekologjike si ajo që do të vendoset në Portin e Barit.

Aktualisht jemi në proçes diskutimi me Portin e Barit sesi të implementohet kjo direktivë e projektit. Pra është për tu vendosur metodologjia. Një nga vështirësitë kryesore në bashkëpunimin ndërmjet vendeve të Europës Juglindore, sidomos vendeve Ballkanike, është mungesa e efikasitetit në lëvizjen e njerëzve. Njihet që lidhjet ajrore ndërmjet këtyre vendeve dhe rajoneve italiane të përfshira në programin e Europës Juglindore (SEE), kalojnë shpesh në një zonë mjaft të gjerë europiane, me kosto shumë të lartë dhe kohë të gjatë fluturimi. Për momentin portet janë një nga mundësitë më të mira për të përmirësuar lidhjet ndërmjet vendeve të Europës Juglindore.
 
Objektivat afatgjata të projektit janë:
Përmirësimi i partneritetit ndër kufitar dhe trans-europian ndërmjet porteve të Europës Juglindore, duke zhvilluar bashkëpunimin ndërmjet stakeholders (autoritete portuale, institucione lokale, kompani, operatorë të jashtëm në vendet e përfshira), në mënyrë që të stimulohet një politikë e integruar mbi mbrojtjen mjedisore dhe zhvillimin e korridoreve. Zhvillimi dhe implementimi i menaxhimit mjedisor dhe sistemeve të informacionit duke përdorur teknologjinë e përshtatshme në lidhje me mjedisin.Përmirësimi i kapaciteteve të Autoriteteve Portuale për zhvillimin dhe implementimin e politikave për menaxhimin mjedisor të zonave portuale.
 
Partneriteti:
Partneriteti ndërmjet porteve të përfshira plotëson kriteret e mëposhtme: Balancim strategjik gjeografik të vendeve të përfshira. 16 partnerët e përfshirë mbulojnë dy makro-rajone të rëndësishme: zonën e Adriatikut, Jonit dhe rajonin e Danubit.
 
Rezultatet e arritura deri tani dhe në vijim
Arritjet e realizuara gjatë projektit janë si më poshtë: Rritja e kujdesit rreth avantazheve mjedisore dhe ekonomike të Menaxhimit të Qëndru­eshëm të rrjeteve por­tuale; Pë­rm­ irësimi i kr­jimit të grupit të punës të specializuar brenda autoriteteve po­­r­tuale duke rri­tur kapacitetin në siste­min EMS ; Zhvillimi i proçesit metodologjike për edukimin dhe trajnimin midis porteve të përfshirë dhe aktorëve – kyç  që operojnë brenda zonës së portit ; Sigurimi i hartave për çështje të caktuara kritike dhe rrezikun e cënimit brenda portit;

Sigurimi i një Plan Veprimi të përbashkët të qëndrueshëm  si mjet për zgjidhjen në kohë të çështjes kritike të porteve të përfshira , i zbatuar nga palët e interesuara direkte (portet dhe operatorët e portit); Hapi i radhës është realizimi i ishullit ekologjik në një zonë të portit për të realizuar mbledhjen e diferencuar të mbetjeve në port. Takimi i radhës është konferenca në Prill 2014 që organizohet nga Universiteti Politeknik i Tiranës
(partner në projekt).

Shkrimi u publikua sot (18.02.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com
)