Projekti, Berisha lë Kosovën në baltë, të varur nga Serbia

Në vitin 2009, në muajin janar, kryeministri Berisha, duke folur në qytetin e Kukësit, tha se midis Kosovës dhe Shqipërisë janë në realizim e sipër një serë projektesh, që nuk mbarojnë me rrugën e kombit, por fillojnë me të. Ai ka përmendur shprehimisht se të dy vendet po punojnë intensivisht për lidhjen me një linjë të përbashkët interkonieksioni Tiranë-Prishtinë me kapacitet 400 kilovolt, që do t'i shërbejë bashkëpunimit në fushën energjetike, ndërkohë që në planet afatgjata përfshihet edhe ndërtimi i një TEC-i që duhet të prodhojë energji si për Shqipërinë, ashtu edhe për Kosovën.

Në fakt, një linjë interkonieksioni me Kosovën me kapacitet të lartë është hedhur si ide që në vitet 70 të shekullit të kaluar. Në strategjinë afatgjatë të furnizimit të vendit me energji elektrike, krahas rritjes së kapaciteteve prodhuese vendase, është parashikuar edhe krijimi i "unazave" energjetike, që lidhin Shqipërinë me Malin e Zi, Greqinë, Maqedoninë dhe Kosovën. Për më tepër, është avancuar tashmë edhe me idenë e linjave nënujore që krijojnë lidhje me Italinë. Me përjashtim të linjës që lidh Podgoricën me Elbasanin, të tjerat deri tani thjesht janë projekte në letër. Shqipëria importon energji nga linja me kapacitet më të ulët, që humbjet i kanë më të larta, ndërkohë që Kosova, e cila është e interesuar direkt për një linjë interkonieksioni me Shqipërinë, për të shpëtuar nga vartësia energjetike prej Serbisë, është lënë në baltë nga ajo, që pretendon të jetë mikja e saj më e madhe, qeveria Berisha.

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Qëlloi me shpullë të riun në Thumanë, pezullohet nga detyra drejtori i Rrugores Altin Qato