Një pjesë të mirë të shërbimeve që lidhen me transportin rrugor shqiptarët do të munden t'i bëjnë përmes internetit. Ka qenë ky premtimi i Drejtorit të Përgjithshëm i Shërbimeve të Transportit Rrugor, Blendi Gonxhe, në një intervistë për Report Tv.
"E-transporti është në proces implementimi, është prokuruar, është kontraktuar, është duke u zhvilluar, shkon deri te celulari ynë, , shkon tek shitësi, tek agjenti në terminal, rregullon të gjithë mënyrën se si biletat elektronike funksionojnë, si linjat koordinohen, gjithçka të formalizuar dhe fiskalizuar. Në shtator fillon fiskalizimi. Në skenarin më të mirë në duam që shtatorin e ardhshëm të kemi një sistem, një skemë, infrastrukturë krejt tjetër. Shpresoj të na gjejë edhe me një ndonjë terminal në qytetet kryesore. Në kohë krizë kjo nuk është e lehtë. Nga njëra anë kemi situatën që 10 mijë veta kanë nevojë, situatë është e tillë që mund të arrijmë në shtator edhe me kompani të falimentuara të transportit. Mendojmë se gjithë aktorët brenda verës së vitit të ardhshëm do të jemi me një instrument shumë të mirë, si E-transporti. Situata do të jetë shumë e mirë", tha ai.
Drejtori Gonxhe foli edhe për vendimin për t'i dhënë të gjithë punonjësve të transportit rrugor 10 mijë lekë mbështetje për festa.
"Ne Jemi ent publik por funksionojmë si ndërmarrje dhe rregullohemi nga ligji për shoqëritë tregtare. Për shkak të një rezultati mjaft të mirë të vitit 2019, ne zgjodhëm si ekip që një prej këtyre bonuese që është mjaft i rëndësishme dhe i madh të mos e merrnin si punonjës dhe si staf por t'ia dedikojmë qeverisë për t'ia shpërndarë sektorit të transportit, më të prekur nga epidemia, që janë shoferë punonjës, pjesë e subjekteve private. Edhe në ditë të vështirë kanë qenë klientët tanët.
Rezevervat e krijuara nga mirëadministrimi 2019-2020 që kanë ardhur edhe një shërbimi risi. Për çdo lek të shpenzuar mbledhim 1.4 dhe kjo ka bërë që ky ent publik të ketë një shëndet ekonomik dhe ne menduam që t'i qëndrojmë pranë në këto ditë të vështira klientëve tanë. Për mendimin tim është një gjest shumë i bukur solidar por edhe një ndihmë për të gjitha ato familje. Mendoj se është një hap i mirë", vijoi ai.
Ndërkohë që i pyetur në lidhje me respektimin e masave anti COVID në autobusët, Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimeve të Transportit Rrugor, Bledi Gonxhe, tha se nga institucioni që ai drejton është bërë gjitthçka për të pasur sa më kujdes, por tha ai transporti urban në pjesën dërrmuese është në administrim të bashkive.
Ky është një debat i nxehtë në të gjithë botën, ka pak studime por shumë analiza. Megjithëse kemi shkuar në hënë, merremi vrimat e zeza dhe bëjmë makina që flasin vetë por shkenca është ende pa përgjigje për këtë virus. Përderisa nuk ka një studim edhe për efektet është shumë e vështirë të kemi një protokoll universal që të jetë i sigurt për transportin. Ka organizata që thonë se transporti nuk është shpërndarës i madh i virusit, ka të tjera që e shohin me shqetësim të madh.
Ne jemi munduar që të bëjmë gjithçka që kemi në dorë si qeveri qendrore dhe i bëjmë thirrje bashkive që sipas mundësive të tyre të marrin masa. Nuk jam i qetë dhe i lumtur që situata në këto momente është ende e paqartë. Nuk ka një vendim të qartë për transportin publik", tha ndër të tjera Bledi Gonxhe.