Projekti i aksit rrugor ‘Elbasan-Qafë Thanë’, Rama publikon pamjet e punimeve: Do të kthehet në një rrugë interurbane me katër korsi

Projekti i aksit rrugor ‘Elbasan-Qafë Thanë’, Rama publikon pamjet e punimeve: Do të kthehet në një rrugë interurbane me katër korsi

Kreu i qeverisë ka publikuar fotografitë e punimeve për zgjerimin e rrugës Elbasan-Qafë Thanë. Aty duket se vijon puna për ndërtimin e nënkalimeve dhe urës automobilistike.

Rama thotë se është aks që do të shkurtojë rrënjësisht distancat dhe do të kthehet në një rrugë interurbane me katër korsi, si pjesë e korridorit të 8-të, tanimë i përfshirë në rrjetin europian.

Aksi rrugor Elbasan – Qafë Thane është një nga më të rëndësishmit në vend. Itinerari është Durrës – Elbasan – Librazhd – Qafë Thanë, për të vazhduar në Maqedoninë e Veriut dhe Bullgari.  Ky aks rrugor lidh zona me rëndësi si portin e Durrësit me Greqinë, Maqedoninë e Veriut, Bullgarinë etj. Gjatësia totale e këtij aksi rrugor është 50.12 km.

A.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Thanas Demiri: 22/03/2023 16:28

    Nuk konceptohet te ndertohet sot rruge pa korsi emergjencash. Do behet kasaphan dhe do me kujtoni. Udhetimi me makine eshte mbi te gjitha psikologji, shoferet kane bindjen qe udhetojne ne autostrade, nqs nje automjet do kete ndaluar ne korsine e djathte per arsye emergjence, do behet qameti me perplasje dhe viktima. 1000 here me mire 1 korsi + korsi emergjencash sesa 2 pa k.e. E kuptoj qe terreni eshte i tille, por ne keto gjera nuk behet skonto, o tamam o hic.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Flamur Noka, Klevis Balliu e Tedi Blushi prinë militantët në përplasjen me policinë para bashkisë

Flamur Noka, Klevis Balliu e Tedi Blushi prinë militantët në përplasjen me policinë para bashkisë