TIRANË - Në ambientet e Hotel Tiranës u zhvillua sot një konferencë mbi binjakëzimin e bashkive shqiptare me ato europiane. Ne emër të shoqatës së bashkive shqiptare, Lulzim Basha falënderoi Bashkimin Europian për financimin e projektit. Ndërsa ambasadori i BE-së, në Tiranë, Ettore Sequi, tha se është koha që Shqipëria të shfrytëzoi në maksimum fondet e projekteve europiane.
Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Ettore Sequi inkurajoi përfaqësuesit e pushtetit vendor që të shfrytëzojnë të gjitha mjetet për të rritur më tej forcën e tyre.
“Ne jemi këtu për të ndihmuar”, tha Sequi gjatë një konference që u zhvillua në ambientet e Hotel Tiranës, që i dedikohej procesit të binjakëzimit të bashkive dhe forcimit përmes këtyre projekteve të pushtetit vendor në Shqipëri.
Sequi tha se programi i binjakëzimit të bashkive është i rëndësishëm sepse ofron mundësinë e zhvillimit të një ndjenje përkatësie të përbashkët.
“Eshtë koha që Shqipëria të shfrytëzojë mirë fondet për projektet europiane”, tha ambasadori, ndërsa theksoi se fakti, që 3/4 e ligjeve të BE-së kanë të bëjnë me pushtetin lokal, dëshmon rëndësinë e këtij pushteti.
Kreu i shoqatës së bashkive shqiptare, Lulzim Basha falënderoi Bashkimin Europian për financimin e projektit, duke e quajtur atë një dritare modeste por të shumëpritur.
“Ne kërkojmë bashkëpunim të vërtetë mes komuniteteve dhe jo vetëm të kryetarëve të bashkive. Binjakëzimi është një proces i hershëm historik dhe një ngjarje historike për çdo qytet, veçanërisht kur Bashkitë tona bashkohen me qendra historike të BE-së”, tha Basha.
Ndërsa ambasadorja franceze Christine Moro theksoi se miqësia mes popujve zhvillohet në terren, jo në salla ministrish. Sipas saj, projekte të tilla bashkëpunimi u tregojnë shqiptarëve çfarë është Europa, çfarë kërkon e çfarë ofron ajo. Moro njoftoi gjithashtu se në shtator 2013, Franca do të zhvillojë në Tiranë takimin e saj me vendet e Ballkanit që i dedikohet decentralizimit të pushtetit vendor.
Redaksia online
(eç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com