Projekti i BE/ Qendër për ngritjen e një kampi emigrantësh nga lindja
Disa vende të BE i propozuan Brukselit një zgjidhje përfundimtare për emigrantët e paligjshëm të cilët vijnë nga Lindja e Mesme për ngritjen e një kampi emigrantësh në njërën nga vendet e Evropës por jashtë kufijve të Bashkimit Evropian.
Kancelari austriak Kurz dhe Presidenti i Komisionit Europian Juncker
Disa vende të BE i propozuan Brukselit një zgjidhje përfundimtare për emigrantët e paligjshëm të cilët vijnë nga Lindja e Mesme për ngritjen e një kampi emigrantësh në njërën nga vendet e Evropës por jashtë kufijve të Bashkimit Evropian.
Kancelari Kurz nuk e bëri të ditur emrin e shtetit që ka pranuar të strehojë të gjithë emigrantët e paligjshëm por vendet më të mundëshme janë vendet e Ballkanit.
Propozimi ynë është që këtyre njerëzve që janë në kërkim të azilit t’u ofrohet mbrojtje humanitare jashtë kufijve të BE-së, në një vend brenda kontinentit tonë. Në këtë mënyrë këtyre njerëzve mund t’u ofrojmë mbrojtjen humanitare nëse është e nevojshme, por ata nuk do të mund të zgjedhin shtetin që kanë dëshirë të kërkojnë azil. Kemi nisur kontaktet për të gjetur zgjidhjen më të mirë dhe ka progres deri tani në diskutimin e kësaj çështjeje” – tha Kurz.
Presidenti i Komisionit Europian Juncker, nuk e ka kundërshtuar këtë ide.
“Të merresh me emigracionin ilegal është një çështje evropiane, por njëkohësisht edhe kombëtare e secilit shtet anëtarë, ndaj nuk refuzohet një iniciativë e tillë. Kur flitet për çështjet e emigracionit ilegal, duhet gjetur një zgjidhje konsensuale mes nesh, në fund të Qershorit. Për mua, mbrojtja e kufijve të jashtëm të Evropës është një përparësi që ka përparësi mbi çështje të tjera” është shprehur Juncker.
Krahas ngritjes së kampit më të madh të refugjatëve jashtë kufijve të BE-së, Austria ka propozuar në takimin e Ministrave të Brendshëm të shteteve nga ku po kalon rrjedha e re e refugjatëve, që të mbrojnë kufijtë e tyre me forca ushtarake.
//Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15.2%
-
Të gabuar
81.4%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 4483
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Rama ‘kryqëzoi’ britanikët, ‘The Independent’ jehonë deklaratave të kreut të qeverisë: Të gjorët, kapen pas shqiptarëve për të treguar që ‘kanë muskuj’
1 Maj 2023, 13:19
-
A e morën mesazhin nga masat e reja të Sunak? ‘The Sun’ nxjerr shifrat: Bie numri i emigrantëve shqiptarë të paligjshëm në Britaninë e Madhe
25 Prill 2023, 10:03
-
Autoritetet italiane ngrenë alarmin për emigrantët e paligjshëm: 685 mijë të tjerë po mbërrijnë nga Libia! Humbet kontaktet varka me 47 persona
12 Mars 2023, 08:55
-
Bullgaria akuzohet për keqtrajtim të emigrantëve! Azilkërkuesi 16 vjeçar: Na kanë rrahur me shkopinj
8 Shkurt 2023, 14:55
-
'The Guardian': Shqipëria kritikon Mbretërinë e Bashkuar, nuk u ka dhënë informacione për emigrantët! Ministrat britanikë planifikojnë dëbimin e shqiptarëve që mbërrijnë me gomone
2 Nëntor 2022, 10:24
-
Azilkërkuesit/ Salianji nga Ruanda: Skenari i rrezikshëm që kërcënon shqiptarët që nisen drejt Britanisë! Qeveria s’ka asnjë plan
11 Tetor 2022, 18:05
-
Fati i të rinjve dhe Anglia!
9 Tetor 2022, 17:31
-
Lajm i mirë për shqiptarët! ‘Amnisti’ për emigrantët e paligjshëm në Britaninë e Madhe, do të bëjnë vaksinën anti-COVID
8 Shkurt 2021, 14:45
Nuk duam BE nqse na propozojnë të ngrejmë kampe për refugjatë. Refugjatët ti marë BE-ja meqenese eshte e zhvilluar!
Përgjigju