
MINISTRIA E BUJQËSISË
ZHVILLIMIT RURAL DHE ADMINISTRIMIT TË UJËRAVE
PROJEKTI I BURIMEVE UJORE DHE UJITJES
Projekti Nr. P121186
Kredia Nr. 8211-AL
Afati i dorëzimit 15 Shtator 2014
Shpall
KËRKESË PËR SHPREHJE INTERESI
Projekti Nr. P121186
Kredia Nr. 8211-AL
Afati i dorëzimit 15 Shtator 2014
Shpall
KËRKESË PËR SHPREHJE INTERESI
Qeveria e Shqipërisë ka marrë një kredi në shumën ekuivalente 31 milion Euro, nga Banka Botërore, kundrejt kostos së Projektit të Burimeve Ujore dhe Ujitjes dhe synon të aplikojë pjesë të këtij fondi për pagesën e kontratave “Blerje paisje hidrologjike për nevojat e Bordeve të Kullimit” me numër reference MAFCP/G/003; “Blerje mobilje zyre për nevojat e Bordeve të Kullimit” me numër reference MAFCP/G/004; dhe “Blerje motorçikleta për nevojat e Bordeve të Kullimit” me numër reference MAFCP/G/006.
| Paketa me numër reference MAFCP/G/003 – Blerje Paisje Hidrologjike për Bordet e Kullimit | |
| Përshkrimi | Sasia (copë) |
| Aparat matës i prurjes së ujit | 10 |
| Aparat automatic për matjen e rreshjeve atmosferike | 5 |
| Hidrometër për matjen e nivelit të ujit | 20 |
| Matës të distancave me lazer | 5 |
| Matës të distancave të gjata | 5 |
| Instrument nivelimi | 5 |
| Instrument gjeodezik dixhital | 5 |
| Matës thellësie me ultratinguj | 1 |
| GPS (dore) | 5 |
| Paketa me numër reference MAFCP/G/004 – Blerje mobilje zyre (Bordet e Kullimit) | |
| Përshkrimi | Sasia (copë) |
| Tavoline pune specialisti | 20 |
| Dollape për mbajtje dokumentacioni (të mbyllur) | 20 |
| Karrige rrotulluese me krahe | 23 |
| Paketa me numër reference MAFCP/G/006 – Blerje motorçikleta për Bordet e Kullimit | |
| Përshkrimi | Sasia (copë) |
| Motorcikleta 125 cc | 15 |
Prokurimi i këtyre kontratave, të financuara nga Banka Botërore, do të bëhet sipas procedurës “Blerje” e përcaktuar në Udhëzuesin e Bankës Botërore: Prokurimi i mallrave, punimeve të ndërtimit dhe shërbimeve jo konsulencë nën kreditë dhe grantet e IBRD dhe IDA, botimi Janar 2011 dhe është i hapur për të gjithë konkurrentët, sic përcaktohet në Udhëzuesin e Prokurimit.
Ministria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave (MBZHRAU) fton ofertuesit e kualifikuar të interesuar, të shprehin interesin e tyre për tu përfshirë në listën e kompanive që do të ftohen për të kuotuar për mallrat e mësipërm. Kompanitë e interesuara duhet të paraqesin një prezantim të veprimtarisë së kompanisë, duke treguar se janë kompani me reputacion, eksperiencë dhe kanë në aktivitetin e tyre tregëtimin e mallrave të mësipërm. Kompanitë lokale të interesuara duhet të paraqesin dhe ekstraktin e QKR. Shprehjet e interesit duhet të dorëzohen me email ose postë në adresën e mëposhtme deri në datën 15 Shtator 2014.
Zyra e protokollit
Ministria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave
Adresa: Blv. "Dëshmorët e Kombit", Nr. 2, kp. 1001 Tiranë, Shqipëri
Në vëmendje të: z. Vojo Bregu
Sekretar i Përgjithshëm
z. Ilirjan Lame Menaxher Projekti
E-mail: [email protected]









