Projekti i Doganave
vazhdon puna me BE
Dje, Drejtoresha e Përgjithshme e Doganave, Elisa Spiropali, mori pjesë në takimin e Komitetit Drejtuest të Projektit IPA AL 2011 “Mbështetje për Administratën Doganore Shqiptare”.
TIRANE- Dje, Drejtoresha e Përgjithshme e Doganave, Elisa Spiropali, mori pjesë në takimin e Komitetit Drejtuest të Projektit IPA AL 2011 “Mbështetje për Administratën Doganore Shqiptare”. Ky është pjesë i një Projekti të finacuar nga BE, për menaxhimin e doganve të Shqipërisë. Ky Projekt po vazhdon edhe pse Qeveria ka kontraktuar tashmë kompaninë britanike “Crown Agents”, gjithashtu me qëllimin e miradministrimit të doganave. Në takim ishin të pranishëm Claus Lech, Delegacioni i BE-së; Natalina Cea, Drejtuese e Projektit (Projekti i Binjakëzimit), si edhe stafi teknik i Projektit. Drejtoresha Spiropali i falenderoi të pranishmit nga ana e Qeverisë Shqiptare për mbështjen që BE-ja i ka dhënë administratës doganore shqiptare. Më tej, ajo vijoi të nënvizonte se nga ana e Doganave “do të intensifikoheshin kërkesat për të aplikuar dhe fituar të gjitha Projektet e BE-së, që modernizojnë sistemin tonë doganor”.
ProjektiSipas Doganave, Projekt i Binjakëzimit synon të përmirësojë performancën e kësaj administrate, me rritjen e kapaciteteve në fushat e Analizës dhe Menaxhimit të Riskut, të Kontrolleve pas zhdoganimit, të mbrojtjes së pronësisë intelektuale (IPR) dhe përafrimin e plotë të Laboratorit Doganor me praktikat dhe standardet më të mira të BE-së. Projekti deklarohet se është aktual dhe tepër i domosdoshëm për objektivin e kthimit të Doganës edhe në një instrument për lehtësimin e zhvillimin e tregtisë, duke siguruar në të njëjtën kohë minimizimin e evazionit fiskal. Ndërkaq, monitoruesit e Projektit të Binjakëzimit e vlerësuan pozitivisht punën e bërë deri më tani dhe u shprehen optimistë për përmbylljen me sukses të tij (në mesin e vitit 2014). Drejtoresha Spiropali theksoi rëndësinë që ka ekspertiza evropiane për stadin e zhvillimit të sistemit tonë doganor.
FinancimiAdministrimi i Doganave nga ana e “Crown Agents” ka shkaktuar debat në BE. Para disa javëve, Direktorati i përgjithshëm i Taksave e Doganave të Komisionit Europian u shpreh se qeveria Rama nuk ka bërë hapin më të mirë të mundshëm me pranimin e një kompanie konsulente private për të përmirësuar performancën e doganave, ndërkohë që BE është e angazhuar prej kohësh në asistencë të tillë. Për më tepër asistenca e britanikëve do t’u kushtojë taksapaguesve shqiptarë 8.5 milionë euro në 2 vjet. Ndërkaq, gjatë takimit të sotëm nuk është bërë e qartë nëse ka pasur apo jo “përplasje” në lidhje me Projektit të Binjakëzimit të Doganave, i financuar nga Brukseli, dhe kompanisë britanike “Crown Agents.
Shkrimi u publikua sot (23.11.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online(d.d/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
28 Nëntor, 09:20
A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?
-
Po
33%
-
Jo
61.3%
-
Deri diku
5.7%
Vota total: 845
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
6 këshilla si të ulni tensionin e lartë të gjakut në dimër
28 Nëntor, 16:33
-
SHBA/ Dita e Falenderimeve, Trump uron amerikanët duke sulmuar demokratët: Gëzuar edhe ju që u përpoqët të shkatërronit vendin tonë
28 Nëntor, 16:30
-
S’ka më banesa individuale, por rezidenca shumëkatëshe! Mbi 2 mln metër katrorë ndërtime të reja me vlerë 806 mln €, u miratuan në 9 muaj nga bashkitë
28 Nëntor, 16:29
-
Një vit pas arrestimit, lirohet nga qelia mjeku Dervish Hasi! Bie akuza e trafikut të të miturve, dërgohet për gjykim për pornografi
28 Nëntor, 16:27
-
Lideri i rebelëve Houthi: Po vazhdojmë sulmet Izraelit, ne bëjmë gjithçka për palestinezët
28 Nëntor, 16:18
-
Korçë, restaurohen ikonat e kishës ‘Fjetja e Shën Mërisë’, Ceka: I përkasin shekullit XIII
28 Nëntor, 16:16
-
Revista spanjolle 'Dimension Noticias': Shqipëria mes destinacioneve evropiane që meritojnë vëmendje në 2025
28 Nëntor, 16:15
-
GJNP mund të revokojë urdhrat e arrestit ndaj Netanyahut dhe Gallant nëse Izraeli kryen një hetim serioz
28 Nëntor, 16:12
-
Akuza dhe dyshime për manipulim zgjedhjesh në atletikë, protagonistët mbledhje në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit
28 Nëntor, 16:05
-
De Rossi: E kanë gabim, të gjithë duan të imitojnë Guardiolën! Në Itali më i miri Gasperini
28 Nëntor, 16:00
-
Mark Zuckerberg darkon me Donald Trump në Mar-a-Lago
28 Nëntor, 15:58
-
Tiranë/ Zjarri përfshin banesën në Allias, plagosen lehtë nëna dhe 2 fëmijët e saj të mitur! Hetime për shkaqet
28 Nëntor, 15:55