Projekti i ri do të marrë 6 vite kohë, Inter dhe Milan i thonë lamtumirë “San Siro-s”

Projekti i ri do të marrë 6 vite kohë, Inter dhe Milan i thonë lamtumirë “San Siro-s”

Stadiumi "San Siro"

Në fillim të muajit maj Inter dhe Milan do t’i paraqesin Komunës së Milanos projektin përfundimtar për stadiumin e ri. Lajmi është konfirmuar nga “Corriera della Sera” e cila më tej shkruan se projekti do të marë 6 vite kohë dhe ideja e dy klubeve është për ndërtimin e një stadium të ri, me një kapacitet prej 55-60 mijë spektatorë.

Një ide tjetër ishte edhe rikonstruksioni i “San Siro-s”, por duke parë kostot, kohën dhe rrezikun që mund të sjellin punimet gjatë kohës që luhen ndeshjet, është vendosur ndërtimi i një imapianti të ri, që do të jetë në vendin ku aktualisht është parkingu i “San Siro-s”.

Mbetet për t’u parë nëse projekti i dy klubeve nga Milano do të gjejë konfirmimin e kryetarit të Komunës, por ideja është që punimet të jenë në tre faza. Faza e parë do të marrë tre vite dhe do të jetë për ndërtimin e stadiumit të ri, ndërkohë që Inter dhe Milan do vazhdojnë të luajnë në “San Siro”.

Faza e dytë do të marrë një hark kohor prej 6 muajsh dhe do të shërbejë për prishjen e “San Siro-s”, ndërsa faza e 3 ka të bëjë me rregullimin e zonës dhe shndërrimin në parking të vendit ku sot është stadiumi. Kjo e fundit do të marrë një periudhë kohore 2 vite e gjysmë.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim