Projekti i rrugës Vlorë-Orikum, Denaj i përgjigjet Metës: S'ka nevojë për hua të re, është thjesht një rialokim fondesh

Projekti i rrugës Vlorë-Orikum, Denaj i përgjigjet Metës: S'ka nevojë për hua të re, është thjesht një rialokim fondesh

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj ka reaguar pas deklaratave të Presidentit Ilir Meta lidhur me akuzat për bllokimin e punimeve të aksit rrugor Vlorë-Orikum.

Shpjegimet e Presidentit mbrëmjen e sotme, Denaj i ka konsideruar kakofoni dhe se ka ngatërruar konceptet e institucioneve dhe ligjshmërisë.

Përmes një postimi në Facebook, Denaj shkruan se qeveria nuk ka pasur se çfarë të negociojë sepse nuk bëhet fjalë për një hua të re, por për një hua të negociuar më parë.

Postimi i plotë i Denajt:

Jam shumë e befasuar nga shfaqja e Ilir Metës nga podiumi i Presidentit të Republikës, ku bëri lëmsh Kushtetutën, institucionet dhe konceptet e ligjshmërisë marrëveshjes, negociatës, duke krijuar një kakofoni krejt të papërshtatshme për kreun e një shteti. Nesër do t'i përgjigjem me fakte kokëforta zotit President, madje me vetë firmën e tij në raste të ngjashme, ndërsa sot po sqaroj vetëm kaq:  Çështja është shumë e thjeshtë.  Qeveria nuk ka pasur çfarë të negociojë, sepse nuk bëhet fjalë për një hua të re, po për një hua të negociuar më parë. Këtu Presidenti gabon! Fondi Shqiptar i Zhvillimit nuk ka negociuar termat e huasë, sikundër edhe këtu presidenti gabon; por thjesht ka shkëmbyer me kundërpalën e vet për ta rialokuar nga një objekt në një objekt tjetër, madje brenda për brenda të njëjtës zonë gjeografike në këtë rast, një pjesë të huasë.

Pala saudite nuk ka pasur asgjë tjetër për të thënë kur ka dhënë dakordësinë dhe edhe këtu Presidenti gabon. Rialokimet e fondeve brenda marrëveshjeve financiare të nënshkruara, janë bërë edhe në të shkuarën, bëhen kudo dhe nuk përbëjnë asnjë përjashtim nga rregulli.  Presidenti gabon nga fillimi në fund edhe pse ia kemi shpjeguar shkresërisht logjikën e kësaj praktike krejt të qartë e të thjeshtë. A nuk e kupton vërtetë apo e bën me qëllim këtë zvarritje të një projekti me rëndësi për Vlorën, këtë nuk dua ta them. Por nesër do të them më shumë.

 


Lajmi kryesor:

Projekti Vlorë-Orikum/Meta-Ramës: Rrezikove shtetin, shkele Kushtetutën! S'pati negociata, s'u kërkua autorizimi im! Denaj: S'ka hua të re, po zvarrit investimin


E.M./b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

VKM e Qeverisë/ Ndryshon emri dhe numri i Këshillit Kombëtar të Territorit, nga 9 bëhet me 11 anëtarë! Shtohen Mbrojtja dhe Shëndetësia, tani do jetë KKTU

VKM e Qeverisë/ Ndryshon emri dhe numri i Këshillit Kombëtar të Territorit, nga 9 bëhet me 11 anëtarë! Shtohen Mbrojtja dhe Shëndetësia, tani do jetë KKTU