Projekti i Unazës së Re prek 424 pasuri, ZRPP: Grup pune në ndihmë të banorëve

Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme ka ngritur një grup pune prej 11 juristësh e hartografësh për trajtimin e praktikave dhe kërkesave që kanë banorët që preken nga projekti i Unazës së Re, po ashtu i është përgjigjur në kohë të gjitha kërkesave të banorëve të prekur dhe ARRSH e ALUIZNI-t lidhur me pronësinë e zonave ku kalon gjurma e projektit.

Kështu deklaroi sot kryeregjistruesi Valdrin Pjetri në një deklaratë për mediat ku sqaroi se është verifikuar gjurma e këtij projekti e cila prek 4 zona kadastrale dhe 424 pasuri. “Nga projekti preken dy zona rurale:  Zona Kadastrale 3866 (Yzberish) dhe Zona Kadastrale 2679 (Mëzez) si dhe dy zona qyteti:  Zona Kadastrale 8210, që shtrihet nga sheshi Shqiponja deri tek lumi Lana dhe Zona Kadastrale 8310.

Gjithashtu gjatë kësaj periudhe që Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Tiranë është pjesë e grupit të përbashkët të punes ka identifikuar rreth 424 pasuri që prek projekti.  Pjetri sqaroi gjithashtu se në Zyrën e Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme Tiranë aktualisht po trajtohen 11 leje legalizimi, të ardhura nga ALUIZNI, të cilat do të pajisen me kartele pasurie brenda ditës së sotme.

“Çdo banor i zonës së Unazës së Re, që ka nevojë për shërbime nga Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Tirane, mund të paraqitet në çdo moment në zyrën tonë. Tashmë ne kemi hapur nje sportel të dedikuar vetëm për banorët e Unazës së re, të cilët do të marrin shërbim brenda ditës. Grupi i Punës i ngritur në Zyrën Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Tiranë do të punojë edhe me orare të zgjatura me qëllimin ofrimin e shërbimit për banorët e Unazës së Re, të cilët preken nga projekti”, sqaroi ai.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet 2025, Rama kërkon votën e shqiptarëve në Londër: Të përzëmë djallin, çlirojmë opozitën nga pengmarrja për hallet e udhëheqëve

Zgjedhjet 2025, Rama kërkon votën e shqiptarëve në Londër: Të përzëmë djallin, çlirojmë opozitën nga pengmarrja për hallet e udhëheqëve