Ministri i Infrastrukturës dhe Energjetikës, Enea Karakaçi, zhvilloi një takim me ambasadoren e Zvicrës në Shqipëri, Ruth Huber, ku u nënshkrua Marrëveshja për Projektin e Vlerësimit të Dëmtimeve në Ndërtesa.
Projekti realizohet nga Instituti i Ndërtimit, me mbështetjen e Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), në koordinim me Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile (AKMC).
Sipas marrëveshjes, synohet forcimi i sistemit kombëtar për vlerësimin e dëmtimeve në ndërtesa, përmes unifikimit të standardeve teknike, trajnimeve profesionale dhe rritjes së bashkëpunimit institucional në situata emergjente.
“Me Ambasadoren e Zvicrës në Shqipëri, Ruth Huber, gjatë nënshkrimit të Marrëveshjes për Projektin e Vlerësimit të Dëmtimeve në Ndërtesa, i zbatuar nga Instituti i Ndërtimit me mbështetjen e Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), në koordinim me Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile (AKMC).
Marrëveshja synon forcimin e sistemit kombëtar për vlerësimin e dëmtimeve në ndërtesa, përmes unifikimit të standardeve teknike, trajnimeve profesionale dhe rritjes së bashkëpunimit institucional në situata emergjente”, shkroi Karakaçi në rrjetet sociale.
Karakaçi thekson se kjo marrëveshje parashikon gjithashtu rritjen e kapaciteteve teknike dhe ekspertizës profesionale, me qëllim përmirësimin e sigurisë publike, qëndrueshmërisë së ndërtesave dhe reagimit pas fatkeqësive natyrore.
Komente











