TIRANE- Projekti i arkitektit kinez Seven Xing Chen është përzgjedhur fitues i çmimit të parë për ristrukturimin e "Piramidës". Projekti i Chen është përzgjedhur mes dhjetëra projekt-ideve të paraqitura nga arkitektë dhe studentë të arkitekturës, të cilët paraqitën vizionet dhe idetë e tyre për restaurimin e “Piramidës” së Tiranës, duke marrë pjesë në garën e organizuar në kuadër të aktivitetit “Javët e Arkitekturës”.
Cila do të jetë e ardhmja e “Piramidës”? Zëvendësministri i Kulturës Zef Çuni u shpreh për “A1 Report” se “ne si juri u munduam të përzgjidhnim mes projekteve të paraqitura projektin që ishte më afër ndërtesës origjinale”. Juria ka vendosur të zgjedhë 5 finalistë mes projekteve të paraqitura në konkursin "Lost Architecture Competion". Këto projekte janë shqyrtuar nga një juri ndërkombëtare, e përbërë nga përfaqësues të Ministrisë së Kulturës dhe jurisë me përvojë profesionale.
Pesë projektet e përzgjedhura janë të arkitektëve Seven Xing Chen nga Kina, në vendin e parë; Edorita Lezingarda nga Spanja, në vendin e dytë; Juliann Korn nga Kanadaja, në vendin e tretë; dhe në vendin e katërt dhe të pestë Arsida Ajazi nga Shqipëria, dhe Besian Mehmeti nga Maqedonia.

(Në foto: Projekti kinez, i cili u përzgjodh për ristrukturimin e "Piramidës")

(Në foto: Projekti shqiptaro-maqedonas)

(Në foto: Projekti shqiptar)
(Në foto: Projekti spanjoll)

(Në foto: Projekti kanadez)
FOTO të tjera
Interesant është fakti që arkitektët e huaj jo vetëm kanë qenë pjesëmarrës, por janë përfshirë shumë seriozisht në këtë konkurs duke e parë “Piramidën”, si një pjesë të dashur të Tiranës. Të bie në sy fakti që prej konkurrentëve të huaj janë fitues, dhe janë pikërisht ata që kanë menduar për hapësirën urbane dhe për qytetarët e Tiranës, sepse kanë parashikuar mjedise çlodhëse, gjelbërim, dhe harmoni me të gjithë hapësirën urbane prej të cilës kushtëzohet “Piramida”.
Duhet se këtë herë pa anashkaluar konceptin modern është menduar nga fituesit që të shmangen kafenetë që dikur ishin strehuar në ambientet e kësaj godine. Por, të habit edhe fakti që mes projekteve konkurruese që ishin paraqitur kishte edhe ide që përfshinin kafenetë me çadra, apo disa skica futuriste që mund t’ia ndërronin plotësisht pamjen “Piramidës”.

(Në foto: Projekt i cili parashikonte ndërtimin e një kafeneje në ambientet e "Piramidës")


(Në foto: Projekte të ndryshme për "Piramidën")
Të pranishëm në këtë aktivitet ishin edhe shumë të rinj, të cilët pikërisht këto projekte që shndërronin “Piramidën” në mënyrë të tillë, jo origjinale, i kanë ironizuar.
Aktualisht, “Piramida” është në një gjendje të shkatërruar, edhe pse është e pozicionuar në një vend simbolik. Ajo është simbol i trashëgimisë komuniste në Shqipëri, por pavarësisht ruajtjes së këtij simboli si godinë nuk bëhet fjalë për kthimin e relikeve të diktatorit Enver Hoxha. Të pyetur për këtë, kuratorët dhe zëvendësministri i Kulturës, Zef Çuni, u shprehën se as që bëhet fjalë për rikthimin e këtyre relikeve. Asnjëherë nuk është diskutuar një gjë e tillë.
Ideja më e rëndësishme e arkitektëve është përqendruar ta ruajnë këtë si simbol, por duke i kthyer një funksion shumë më të dobishëm për qytetarët.

(Në foto: Piramida aktuale)
FOTO të tjera
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Cila do të jetë e ardhmja e “Piramidës”? Zëvendësministri i Kulturës Zef Çuni u shpreh për “A1 Report” se “ne si juri u munduam të përzgjidhnim mes projekteve të paraqitura projektin që ishte më afër ndërtesës origjinale”. Juria ka vendosur të zgjedhë 5 finalistë mes projekteve të paraqitura në konkursin "Lost Architecture Competion". Këto projekte janë shqyrtuar nga një juri ndërkombëtare, e përbërë nga përfaqësues të Ministrisë së Kulturës dhe jurisë me përvojë profesionale.
Pesë projektet e përzgjedhura janë të arkitektëve Seven Xing Chen nga Kina, në vendin e parë; Edorita Lezingarda nga Spanja, në vendin e dytë; Juliann Korn nga Kanadaja, në vendin e tretë; dhe në vendin e katërt dhe të pestë Arsida Ajazi nga Shqipëria, dhe Besian Mehmeti nga Maqedonia.

(Në foto: Projekti kinez, i cili u përzgjodh për ristrukturimin e "Piramidës")

(Në foto: Projekti shqiptaro-maqedonas)

(Në foto: Projekti shqiptar)
(Në foto: Projekti spanjoll)

(Në foto: Projekti kanadez)
FOTO të tjeraInteresant është fakti që arkitektët e huaj jo vetëm kanë qenë pjesëmarrës, por janë përfshirë shumë seriozisht në këtë konkurs duke e parë “Piramidën”, si një pjesë të dashur të Tiranës. Të bie në sy fakti që prej konkurrentëve të huaj janë fitues, dhe janë pikërisht ata që kanë menduar për hapësirën urbane dhe për qytetarët e Tiranës, sepse kanë parashikuar mjedise çlodhëse, gjelbërim, dhe harmoni me të gjithë hapësirën urbane prej të cilës kushtëzohet “Piramida”.
Duhet se këtë herë pa anashkaluar konceptin modern është menduar nga fituesit që të shmangen kafenetë që dikur ishin strehuar në ambientet e kësaj godine. Por, të habit edhe fakti që mes projekteve konkurruese që ishin paraqitur kishte edhe ide që përfshinin kafenetë me çadra, apo disa skica futuriste që mund t’ia ndërronin plotësisht pamjen “Piramidës”.

(Në foto: Projekt i cili parashikonte ndërtimin e një kafeneje në ambientet e "Piramidës")


(Në foto: Projekte të ndryshme për "Piramidën")
Të pranishëm në këtë aktivitet ishin edhe shumë të rinj, të cilët pikërisht këto projekte që shndërronin “Piramidën” në mënyrë të tillë, jo origjinale, i kanë ironizuar.
Aktualisht, “Piramida” është në një gjendje të shkatërruar, edhe pse është e pozicionuar në një vend simbolik. Ajo është simbol i trashëgimisë komuniste në Shqipëri, por pavarësisht ruajtjes së këtij simboli si godinë nuk bëhet fjalë për kthimin e relikeve të diktatorit Enver Hoxha. Të pyetur për këtë, kuratorët dhe zëvendësministri i Kulturës, Zef Çuni, u shprehën se as që bëhet fjalë për rikthimin e këtyre relikeve. Asnjëherë nuk është diskutuar një gjë e tillë.
Ideja më e rëndësishme e arkitektëve është përqendruar ta ruajnë këtë si simbol, por duke i kthyer një funksion shumë më të dobishëm për qytetarët.

(Në foto: Piramida aktuale)
FOTO të tjeraRedaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)











