Ministria e Kulturës ka nis zbatimin e projektit, që ka në fokus ndriçimin e 15 kalave në vend. Një prej tyre është edhe Kalaja e Shkodrës, puna për ndriçimin e saj ka nisur në terren. Përgjegjësi i parkut arkeologjik, Shkodrës-Lezhë, arkeologu Helidon Sokoli tregon detajet e këtij projekti
“Prej disa ditësh ka nis zbatimi i këtij projekti për ndriçimin e 14 kalave në të gjithë vendin. Të parat që kanë përfituar janë kalatë më të viztitueshme në vend, e Shkodrës, Krujës dhe e Beratit edhe paralelisht edhe e Gjirokastrës. Është për t’u vlerësuar teknika që po ndiqet kësaj here, nga lart i vendosur në shtylla edhe të instaluara në dhe pa dëmtuar arkeologjinë e zonës. Do të ketë një teknologji më bashkëkohore edhe më ekonomike”, shprehet drejtuesi i Parkut Arkeologjik Shkodër-Lezhë, Helidon Sokoli.
Ndonëse, projekti për restaurimit e murit rrethues që u zbatua në anën lindore të Kështjellës së Rozafës, nga Forumi për Mbrojtën e Trashëgimisë Kulturore u cilësua, si një rrënim i nisur me kohë pasi po ndërtohej me imagjinatë. Për hartimin e tij, specialistët e Drejtorisë Rajonale të Kulturës në Shkodër janë konsultuar me dokumentacionin arkivor fotografik, nga ku del që kjo pjesë e murit rezultonte e dëmtuar që nga fillimi i shekullit XX. Ndërsa, Ministrja Elva Margariti, e cilëson këtë restaurim në momentin e duhur, jo vetëm për të siguruar monumentin, por edhe anën e tij estetike.

/r.k./Shqiptarja.com
Komente

