Orikumi, Apolonia dhe kultura e Komanit janë 3 vendbanimet e hershme historike, të cilat u ekspozuan së fundmi si site arkeologjike në Muzeun Historik të Shkodrës.
Të sjella nga terreni në një ambient virtual, për arkeologen Etleva Nallbani kjo iniciativë është një risi për Shqipërinë dhe do të vazhdojë të prezantohet dhe në qytete të tjera.
“Çdo maket prezanton punën e më shumë se 10 vjet në vendbanim. Çdo vit punim e gjithë ky grup punimesh realizon një vlerë të tillë të dukshme. Janë 3 vendbanime dhe është i rëndësishëm pasi i sjell publikut vendbanimin pa qenë në vend, e sjell në kuadrin muzeal. Komani është një vendbanim që jo kushdo e viziton, dhe pikërisht pse jo kushdo e viziton ja ku ndodhte në Muzeun e Shkodrës”, Etleva Nallbani.
Arkeologët Helidon Sokoli dhe Saimir Shpuza i konsideruan këto site, një pasuri të rëndësishme për ruajtjen e vlerave të trashëgimisë kulturore e historike të vendit.
“Është e rëndësishme sepse kjo bëhet për herë të parë në Shqipëri, prezantimi nëpërmjet maketeve 3 dimensionale i siteve arkeologjike, rezultatet që kanë dhënë në misionet arkeologjike. Janë dhe më të kuptueshme nga njerëzit janë më të aksesueshme dhe për ta në pamundësi për t’i vizituar ata”, tha Helidon Sokoli.
“Falë rezultateve të fundit të gërmimeve arkeologjike në këto 3 site ne kemi arritur të bëjmë dhe makete që prezantojnë situatën reale të kërkimeve arkeologjike dhe është një mjetet kryesore të ekspozimit të këtyre gërmimeve tek publiku”, tha Saimir Shpuza.
Ekspozita do të qëndrojë e hapur për publikun një jave në Muzeun Historik të Shkodrës, në banesën monumentale të Oso Kukës në Shkodër.
SI.E./KT/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
PS pritet të rikandidojë shumicën e kryebashkiakëve aktualë, si mendoni?
-
E drejtë
50.1%
-
E gabuar
41%
-
Nuk e di
8.9%
Vota total: 3855
Lajme të tjera
-
Largimi i Mirel Josës, Vllaznia ndryshon pozicionet e stafit! Mësohet trajneri i ri
20 Mars, 15:31
-
Vidhet gjatë natës shkolla ‘Ismail Qemali’ në Shkodër, hajdutët arrijnë të marrin vetëm një laptop
20 Mars, 08:44
-
ZYRTARE/ Mirel Josa nuk është më trajner i Vllaznisë, caktohet tekniku i ri në Shkodër
19 Mars, 21:55
-
EMRI/ I kërkuar nga Italia për shfrytëzim prostitucioni, arrestohet 39-vjeçari në Shkodër
19 Mars, 10:28
-
Nëna lehonë kthehet pranë të birit, rrëfen ditët në burg teksa tund djepin: S'e përballoja dot, kam qarë ditë e natë! Policët më thanë s'duam t'ia dimë që sapo ke lindur
18 Mars, 11:04
-
Merr fund makthi! Nëna lehonë do marrë në krah të birin! Lirohet nga qelia: Vajzën e parë s'më lënë ta takoj, s'e kam braktisur! Avokati: Qytetarët do ia paguajnë gjobën (VIDEO)
17 Mars, 13:16
-
Muriqan/ Fshehu në automjet 11 790 euro, vihet në hetim shqiptari i Kosovës! I sekuestrohen paratë
17 Mars, 11:10
-
Kush është gjyqtarja Ardiana Bera që skandalizoi ndërkombëtarët me vendimin për 21 Janarin, dënoi me burg nënën që 8 ditë më parë lindi djalin, prej 2 vitesh në proces Vetingu
16 Mars, 16:10
-
Burgosja e lehonës në Shkodër, Report Tv në shtëpinë e Dianës, foshnja 20-ditëshe pret nënën në shtëpi! Familja në varfëri ekstreme! Babai: Të vijë ta ushqejë (VIDEO)
16 Mars, 12:03
-
Qëlloi me armë në drejtim të një banesë në Shkodër, arrestohet në Krujë 49-vjeçari
16 Mars, 11:40
-
E zuri korrenti teksa rregullonte dritat e rrugës, ndërron jetë 54-vjeçari punonjës bashkie në Shkodër
16 Mars, 11:02
-
Përfundoi në burg 8 ditë pasi lindi fëmijën, Spiropali bën thirrje për lirimin e Diana Bahçes: Të merren masa për magjistratët pa ndërgjegjie dhe tru
15 Mars, 21:27