Projekti për pyjet shtyhet deri në vitin 2020, çfarë gjeti misioni i BB në terren

Projekti për pyjet shtyhet deri në vitin 2020, çfarë gjeti misioni i BB në terren

Foto ilustruese

Banka Botërore ka rishikuar projektin për shërbimet mjedisore dhe ka nënvizuar në raportin e fundit atë që gjeti në terren lidhur me disa pika kyçe të projektit. 

Raporti ndalet në ecurinë e inventarit të pyjeve, zbatmin e kontratave të parashikuara nga projekti, ecurine e bashkive dhe njësive administrative me stafet e trajnuara dhe planet e menaxhimit të pyjeve.

Një mision i përbashkët për mbështetjen e zbatimit i Bankës Botërore dhe Agjencisë Suedeze për Zhvillim Ndërkombëtar (Sida) u zhvillua mes 2-6 Dhjetor 2019.

Gjetjet kryesore të misionit ishin: Përparim i mirë në zbatimin e aktiviteteve kryesore (d.m.th. kontrata e 2-të e regjistrimit të pyjeve dhe kullotave në 42 bashki.  Përfunduan matjet në terren të Inventarit Kombëtar të Pyjeve dhe baza e te dhenave (NFI), 67 kontrata nën raundin e 2-të të granteve IPARD Like u nënshkruan dhe janë në zbatim.  

U krijua versioni i pare i Sistemit të Shqiptar të Informacionit mbi Pyjet dhe baza e të dhënave brendshme për planet e menaxhimit të pyjeve dhe kullotave për  131 stafe në njësitë administrative rajonale te trajnuar. Po kështu është bërë përgatitja e planeve të menaxhimit të pyjeve dhe kullotave në katër Bashki” , thuhet në raport.

Po kështu i njëjti nënvizon se një pike tjetër është ajo e ndryshimeve pozitive ligjore kanë ndodhur me krijimin e Agjencisë së Re Kombëtare të Pyjeve dhe miratimin e Ligjit për Pyjet nga Këshilli i Ministrave.

Më herët u diskutua edhe për mundësinë e shtyrjes së afatit të zbatimit të projektit dhe tashmë kjo është bërë fakt. Data e re është 30 shtatori i vitit të ardhshëm.

Së treti është bërë ristrukturimin e projektit përfshirë rialokimi i të ardhurave të grantit suedez dhe një zgjatje një vjeçare e datës së mbylljes së projektit origjinal nga 30 shtatori 2019 në 30 Shtatori 2020 u miratua, ndërsa financimi shtesë  është nën aprovimin përfundimtar nga Banka”, thuhet në dokument.

Projekti për shëbrimet mjedisore u bë efektiv në fillim të vitit 2015 me një mbështetje financiare 22.18 milionë dollarë të ndarë në katër komponentë./Monitor

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës