‘Qëndro në shkollë’ është projekti 3 vjeçar që po zbatohet pasi ka synim parandalimin e braktisjes shkollore. Në takimin që zhvilloi Ministrja e Arsimit dhe Sportit së bashku me përfaqësues nga Ambasada Italiane në Tiranë dhe UNICEF Shqipëri, Evis Kushi theksoi rëndësinë e këtij projekti që mbështet mjaft mirë politikat dhe programet arsimore në vend.
Kushi tha se efektet negative dhe dëmet mund të vijnë jo vetëm për vetë nxënësit, por edhe për familjet e tyre dhe shoqërinë.
Ministrja shtoi se po bëjnë një punë voluminoze nga të gjitha strukturat arsimore, duke nisur nga fillimi i çdo viti kur bëhet edhe identifikimi i nxënësve që kanë potencial të lartë për braktisje. Kushi theksoi se mësuesit kujdestarë, mësuesit ndihmës, punonjësit e shërbimit Psiko-Social, Oficerët e Sigurisë, në bashkëpunim edhe me prindërit, përpiqen maksimalisht që të krijojnë një klimë sa më familjare, të dashur dhe të ngrohtë për të gjithë.
"Programe si Arti dhe Zejet, Ekipet Sportive, Shkolla Qendër Komunitare e bëjnë shkollën më tërheqëse duke ndikuar drejtpërdrejt tek ata nxënës që kanë tendencë braktisjeje, pasi shkolla krahas mësimdhënies, identifikon edhe talentet e tyre, duke i angazhuar, motivuar dhe zhvilluar në mënyrën e duhur, pavarësisht suksesit në mësimnxënie", tha Kushi.
Në përfundim të fjalës së saj ministrja theksoi se të gjitha institucionet, ministritë e linjës, punonjësit arsimor dhe e gjithë shoqëria duhet të kontribuojë në parandalimin e hershëm të rrezikut për braktisjen.
Projekti ‘Qëndro në shkollë’ po zbatohet në partneritet me qeverinë italiane dhe UNICEF Shqipëri.
A.M./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Vrasja e policit, a rrezikon të përshkallëzohet konflikti Kosovë-Serbi?
-
Po
59%
-
Jo
33.9%
-
Nuk e di
7.2%
Vota total: 1131
Lajme të tjera
-
Shtyhet deri më 30 shtator regjistrimi i nxënëseve në e-Albania për arsimin parauniversitar
15 Shtator, 08:53
-
U shkarkua nga posti i Ministres, Evis Kushit i besohet detyra e re
14 Shtator, 20:45
-
Në 15 shtator raundi i dytë i regjistrimeve në universitet! 5500 maturantë pritet të aplikojnë
13 Shtator, 18:45
-
Asnjë student i regjistruar! Mbyllet dega e Kimisë, Fizikës dhe Italishtes në Universitetin e Vlorës! Në rrezik Matematika
12 Shtator, 16:17
-
Ulje drastike e numrit të nxënësve në mbarë vendin! 30 mësues largohen nga puna në Fier, mbyllen 6 klasa të para në Korçë
11 Shtator, 18:57
-
U shkarkua si ministre Arsimi, reagon për herë të parë Evis Kushi: Jam e bindur që do vijojnë reformat e nisura
11 Shtator, 16:04
-
Miratohen ndryshimet në qeveri! Vijnë Koçiu, Hasani, Mazniku dhe Denaj! Shkarkohen 5 ministre! 'Shtyhet' emërimi i Metes dhe Ibrahimajt
11 Shtator, 08:28
-
Nis viti i ri shkollor, rreth 29 mijë nxënës ulen në bankat e shkollës për herë të parë! Në Tiranë sërish mësim me turne
11 Shtator, 07:08
-
Viti i ri shkollor, shtyhet regjistrimi për klasën e parë dhe vitin e parë gjimnaz! Aplikimet e hapura në e-Albania deri më 10 shtator
7 Shtator, 10:46
-
Kabineti i ri, Rama i dërgon sot Presidentit për dekretim ndryshimet në qeveri! Vijnë Mete, Koçiu, Hasani, Mazniku dhe Denaj! Ikin 5 ministre
5 Shtator, 10:14
-
Asambleja e PS/ Rama ndryshon gati gjysmën e kabinetit qeveritar! Emrat e ministrave të rinj! Largohen Kushi, Xhaçka, Krifca, Bilali dhe Ekonomi
4 Shtator, 18:23
-
Nxënës e mësues, rezultojnë shkaktarë dhune në shkolla! Gjatë 2022 u regjistruan 2750 raste dhune! Sociologu: Fenomenit mund t’i vihet fre përmes edukimit
3 Shtator, 15:45