Presidentui Bujar Nishani edhe njëherë ka mbështetur projektin e gazsjellësit TAP. Gajtë samitit VI të Këshillit Atlantik për Energjinë dhe Ekonominë, që po zhvillohet në Stamboll, kryetari i shtetit shqiptar zhvilloi takime me Zëvendëspresidentin e Korridorit të Jugut, Joe Murphy dhe Drejtorin Ekzekutiv të Projektit TAP, Kjetil Tungland.
 
Nishani vlerësoi bashkëpunimin e deritanishëm me konsorciumin Shah Deniz dhe kompanitë aksionere të projektit të gazsjellësit të Trans Adriatik (TAP), si dhe theksoi se që prej vitit 2013, kur ky projekt u përzgjodh, të gjitha institucionet përgjegjëse shqiptare kanë ndërmarrë hapat e nevojshme ligjore e procedurale për mundësimin e fillimit në kohë të tij në territorin shqiptar.

Presidenti tha se TAP, duke qenë pjesë e Korridorit të Jugut, mundëson jo vetëm diversifikimin e burimeve të furnizimit me gaz natyror të Evropës, por sot më shumë se kurrë në Evropën e bashkuar të pas rënies së Murit të Berlinit, kontribuon në rritjen e nivelit të sigurisë dhe të bashkëpunimit mes vendeve të rajonit dhe të mbarë kontinentit.




Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)