Pas shumë debateve, një përfaqësuese e banorëve të Durrësit është lejuar për tu futur në mbledhjen e Këshillit Bashkiak në Durrës. Flutura Kasa, anëtare e PS-së ka debatuar me banoren duke i kërkuar që të mos flasë deri sa t’i vijë radha për shqyrtim pikës së 13-të.
Sakaq, anëtarët e PD-së kanë kërkuar lirimin e protestuesve të shoqëruar në polici.
“A do vazhdojmë me këtë logjikën tuaj, që njerëzit protestojnë me të drejtat e tyre dhe ju i çoni në polici? A ka mundësi të ndërhyni që ata çunat që i ka marrë policia të lirohen apo ta kthejmë përmbys këtë sallë?”, tha anëtari i PD Dritan Burgija.
Ata kanë braktisur sallën për t’iu bashkuar qytetarëve që po protestojnë kundër projektit TID. Sakaq, mbledhja tashmë është ndërprerë pasi vetëm me praninë e këshilltarëve të PS-së, nuk plotësohet kourumi.
Lajmi kryesor:
Protesta për projektin TID në Durrës/ Qytetarët përplasen me policinë, tentojnë të hyjnë me forcë në bashki! I vihen pas dhe këshilltarit bashkiak të PS (VIDEO)











