Projektligj i ri për investimet/ Të huajt do të mund të blejnë tokë në Shqipëri, vendasit nuk do të diskriminohen më

Projektligj i ri për investimet/ Të huajt do të mund të blejnë tokë në Shqipëri, vendasit nuk do të diskriminohen më

Foto ilustruese

Një projektligj që është duke u hartuar nga ministria e Financave synon të ofrojë trajtim të njëjtë si për investitorët vendas dhe ato të huaj, si dhe u jep mundësinë investitorëve të huaj që të kenë të drejtën e pronësisë së tokës.

Projektligji i ri “Për investimet”, po hartohet pasi legjislacioni në fuqi në Republikën e Shqipërisë u jepte një mbrojtje shtesë investimeve të huaja, por jo atyre vendase.

Pas studimeve të thelluara që u bënë në rrafshin ligjor për investimet nga Këshilli i investimeve, ministria e Financave dhe Ekonomisë ka nisur punën për hartimin e një ligji që unifikon investimet që mbron njësoj si investimet vendase, por edhe ato të huaja.

Projektligji  do të trajtojë si pjesë më vete investimet strategjike, duke vënë në themel parimet e barazisë dhe të trajtimit pa diskriminim të investitorëve.

Një çështje e rëndësishme që do të jepet zgjidhje në këtë  projektligj është pronësia mbi tokën. Në ligjin ekzistues të investimeve i vitit 1993, investitorët e huaj nuk ka të drejtën e pronësisë mbi tokën në territorin e Republikës së Shqipërisë. Por kuadri i ri ligjor që synon të ofrojë trajtim të barabartë do të mundësojë posedimin e pronësisë së tokës nga të huajt si një detyrim që Shqipëria tashmë duhet të përmbushë në kuadër të integrimit në BE në plotësim të kushteve për lëvizjen e lirë të njerëzve në kapitaleve. Fakti që investitorët e huaj nuk kanë të drejtën e pronësisë së tokës përmendet shpesh në raportet e ndërkombëtarëve si një pengesë për tërheqjen e investitorëve të huaj.

Ligji i ri për investimet do të qartësojë kufizimet të cilat mund t’i imponohen pronësive të huaja në industri specifike si dhe të iniciohen rishikime periodike të kufizimeve të pronësive të huaja.

Ligji i ri do të përkufizimin modern të fjalës “investim” dhe gjithashtu do të cilësohen dhe qartësohen dispozitat mbi shpronësimin, duke përfshirë shpronësimin indirekt. Ky projektligj pritet të hyjë në fuqi vitin që vjen./Monitor

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës