Projektligji i PD-së për vettingun në politikë, Duka: Se di se për çfarë e duan?! Vangjeli: S’bëhen punë të mira, me mjete të liga

 

Report Tv zbardhi projekt-ligjin që Lulzim Basha ka depozituar në Kuvend për Vettingun e Politikanëve. Sipas draftit, Basha sugjeron reformim të ILDKPI-së dhe krijimin e një autoriteti, që njëjtë si vettingu në gjyqësor do të kalojë në filter pasurinë dhe lidhjet me krimin të politikanëve dhe funksionarëve të tjerë shtetëror.

Në emisionin ‘Kontrast’ në Report Tv, kreu i PAA-së, Agron Duka tha se është i habitur se për çfarë e duan këtë vetting, dhe se drafti duket shumë i ngarkuar.

‘Se di se ça duan të bëjnë me këtë vetting. Duket shumë e ngarkuar. Janë shumë subjektive, ligji duhet të jetë më koncis jo kështu.’- tha Duka.

Ndërsa analisti Lorenc Vangjeli, tha se është SPAK-u në këtë histori dhe se nuk mund të zëvendësojnë.

‘Mund të ketë viktima nga ligji i dekriminalizmit. Nuk mund të bëhen punë të mira me mjete të liga. Duka në listën e tij do ta bënte filtrin. Njerëz që vijnë nga një botë e errët duket sikur bëjnë hajër, por u del diku. Është SPAK-u në këtë histori nuk mund të zëvendësojnë. Ka peshën e tymit që të bën dhe të lotosh, por njeriu nuk qan vetëm nga e liga por qan edhe nga më e keqja.’- tha Vangjeli.


Lajmi kryesor:

Duka në ‘Kontrast’: Halli i Berishës, s’është i gjithë opozitës! Të përballet individualisht me drejtësinë! Do krijojmë federatë opozitare të mos kemi 1 drejtues por disa


M.Q./KT/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Kthehu për një kafe o burrë', Rama tregon përballjet me shqiptarët në Britani: Shoferi im në Londër ka ardhur me kamion

'Kthehu për një kafe o burrë', Rama tregon përballjet me shqiptarët në Britani: Shoferi im në Londër ka ardhur me kamion