Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka në emisionin ‘Kontrast’ në Report Tv thotë se halli i Sali Berishës me drejtësinë nuk është halli i gjithë opozitës, ndërsa shton se individualisht gjithsecili duhet të përballet me drejtësinë. I pyetur nëse opozita po behet avokat i ish-kryeministrit, Duka tha se ka disa elementë që e mbështesin, por nuk janë të gjithë. Duka u shpreh se do të marrin një iniciativë me Dulen që të bëjnë një federatë opozitare, ku të ftohen të gjithë forcat e opozitës, që të mos ketë 1 drejtues, por disa.
‘Faktikisht ka përkuar si kohë që Berisha ka problem me SPKA-un. Halli i Berishës nuk është halli i gjithë opozitës ndoshta ka elementë aty që qajnë hallin e opozitë. Opozita është çorientuar dhe mundohet të orientohet drejt një shumice njerëzish. Ne u orientuam drejt shumicës, se ndoshta t’i shërbejmë bashkimit. Kemi marrë një iniciativë me Dulen të bëjmë një federatë opozitare ku të ftohen këto forcat e pozitës dhe opozitës ku të krijojmë një federatë ku mos të ketë një 1, por disa. Qëllimi është t’i shërbejmë bashkimit dhe jo ndarjes. Nuk bashkohet asnjë, as Lulzim Basha. Nuk mundet ne të përjashtojmë njerëz që kanë mandat deputeti. A vjen me një thes votash apo një grusht bëhet pjesë. Individualisht duhet të ballafaqohet me drejtësinë. Ka edhe deputetë Të mundohemi ti shërbejmë asaj për të cilën na kanë votuar.’- tha Duka
Sa i takon sjelljes së Rithemelimit në Kuvend me idenë e qartë për të krijuar kaos, Duka tha se e mbështet, por personalisht nuk do të bënte veprime të tilla.
‘Opozita po e bën për mospranimin e komisioneve hetimore. Për mua edhe reforma Zgjedhore ka dy vite që nuk bëhet asgjë. Edhe ata e dinë që nëse bllokojnë punimet e parlamentit i heqin një anë të fortë vetes. Jemi të detyruar të bëjmë diçka të tillë të tërheqin opinionin vendas apo ndërkombëtar të detyrojnë mazhorancën Ramën se ai e ka në dorë, që të na japi të drejtë kushtetuese. I kalojnë të gjitha pas asnjë diskutim. Unë se bëj dot si natyrë veprime të tilla që po bën kaosi. Nuk jam agresiv, por nuk jam kundër atyre. Duke vënë në balancë atë që ndodh dhe duke blloku Kuvendin të fitojmë të drejtat kushtetuese, unë i jap të drejtë opozitës. Të ishin të gjithë opozitarët si unë do të vijonte Kuvendi.’- tha Duka.
Grupi i Berishës dhe Gazmend Bardhit, vijoi edhe këtë të enjte bllokimin e diskutimeve në seancë plenare. Deputetët grumbulluan karriget duke mos lejuar socialistët të ulen ndërsa hodhën tymuese në sallë. Mes kaosit, PS kaloi një marrëveshje dhe rrëzoi 6 projektligje të propozuara nga opozita.
Report Tv zbardhi projekt-ligjin që Lulzim Basha ka depozituar në Kuvend për Vettingun e Politikanëve. Sipas draftit, Basha sugjeron reformim të ILDKPI-së dhe krijimin e një autoriteti, që njëjtë si vettingu në gjyqësor do të kalojë në filter pasurinë dhe lidhjet me krimin të politikanëve dhe funksionarëve të tjerë shtetëror.
Në emisionin ‘Kontrast’ në Report Tv, kreu i PAA-së, Agron Duka tha se është i habitur se për çfarë e duan këtë vetting, dhe se drafti duket shumë i ngarkuar.
‘Se di se ça duan të bëjnë me këtë vetting. Duket shumë e ngarkuar. Janë shumë subjektive, ligji duhet të jetë më koncis jo kështu.’- tha Duka.
Ndërsa analisti Lorenc Vangjeli, tha se është SPAK-u në këtë histori dhe se nuk mund të zëvendësojnë.
‘Mund të ketë viktima nga ligji i dekriminalizmit. Nuk mund të bëhen punë të mira me mjete të liga. Duka në listën e tij do ta bënte filtrin. Njerëz që vijnë nga një botë e errët duket sikur bëjnë hajër, por u del diku. Është SPAK-u në këtë histori nuk mund të zëvendësojnë. Ka peshën e tymit që të bën dhe të lotosh, por njeriu nuk qan vetëm nga e liga por qan edhe nga më e keqja.’- tha Vangjeli.
Italia do dergoje cdo muaj 3000 vet pra 40,000 ne vit pasi i seleksionon ne Itali (gjysma e lampeduzes shkon ne shqiperi ) ato nuk mund te depertohen dhe keshtu sipas ligjit rrine minimumi 18 muaj ne shqiperi (2 vite ) dhe keshtu per 5 vite Shqiperia do kete 40% popullsi huaj ne vend , lind pyetja Keshilli Europian paska qene ne dijeni, lind pyetja pse Italia nuk e dergon ne parlament (pasi e di qe rrezohet) por e mban si marrveshje dypaleshe! Kushtetuta shqiptare e rrezon direkt por edhe ajo europiane , ndaj kjo ose eshte loje ose eshte nje shkaterrim diplomatik i shqiperise, supozojme rastin tjeter “rindezja” e rruges ballkanike te emigranteve te paligjshem kjo demton zinxhir nga Greqi-Shqiperi - Mal zi -Kroaci deri ne Austri etj pra nje ligj qe krijon rritje te nje paradoksi humanitar! Media duhet te zbuloje te verteten pasi ky ligj per nje vend te NATO dhe nje vend i rrethuar nga vende BE , pse nuk pranon Andorra apo vende te tjera per te vetmen arsye sepse nuk lejohet ! Nese Italia nuk e kalon as ne parlament as ne Keshillin Europian drejtave atehere kjo eshte nje brockull ose ne rastin me te keq nje shkaterrim i nje shteti fqinj Jo komunitar dhe u hap precedent shkaterimi qindra shteteve te vogla , madje per ironi jemi edhe ne keshill te OKB dhe sigurimit! Duka bashke me parti te vogla duhet te analizoje kete detaj historik pasi eshte nje shkatterim drejtave njeriut ne shqiperi per 10 vite (5+5) nga 2024-2034 ne 2034 Berisha dhe shume politikan nuk e di sa vjec behen ndoshta 100 vjec por sot ky detaj duhet pare me shume shume rendesi
Përgjigju