Projektligji kundër ‘anglomanisë’ në parlamentin italian: Përdorimi i fjalëve të huaja në komunikimet zyrtare, dënohet me gjobë deri në 100 mijë euro
Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni
Italianët që përdorin fjalë anglisht dhe fjalë të tjera të huaja në komunikimet zyrtare mund të përballen me gjoba deri në 100,000 euro sipas legjislacionit të ri të prezantuar nga partia ‘Vëllezërit e Italisë’ së kryeministrit Giorgia Meloni.
Fabio Rampelli, anëtar i dhomës së ulët të deputetëve, prezantoi legjislacionin, i cili mbështetet nga kryeministrja.
Ndërsa legjislacioni përfshin të gjitha gjuhët e huaja, ai është veçanërisht i orientuar për "Anglomaninë" ose përdorimin e fjalëve angleze, për të cilat drafti thotë se poshtërojnë gjuhën italiane edhe për faktin se Mbretëria e Bashkuar nuk është më pjesë e Bashkimit Europian.
Projektligji, i cili ende nuk ka dalë për debat parlamentar, kërkon që kushdo që mban një detyrë në administratën publike të ketë njohuri me shkrim zotërim të përkryer të të folurit në gjuhën italiane”.
Ai gjithashtu ndalon përdorimin e gjuhës angleze në dokumentacionin zyrtar, duke përfshirë emërimet e pozicioneve të punës në kompanitë që operojnë në vend.
Subjektet e huaja do të duhet të kenë botime në gjuhën italiane të të gjitha rregulloreve të brendshme dhe kontratave të punës, shkruan CNN.
“Nuk është vetëm një çështje e modës, pasi moda kalon, por Anglomania ka pasoja për shoqërinë në tërësi”, thuhet në projektligj.
Neni i parë i legjislacionit garanton që edhe në zyrat që merren me të huajt që nuk flasin italisht, gjuha kryesore e përdorur duhet të jetë italishtja.
Neni 2 e bën italishten të detyrueshme për promovimin dhe përdorimin e mallrave dhe shërbimeve publike në territorin kombëtar.
Nëse nuk realizohet diçka e tillë, ndaj subjektit fizik apo juridik, mund të vendosen gjoba nga 5,000 deri në 100.000 euro.
B.V/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24.2%
-
Të gabuar
68.3%
-
Nuk e di
7.5%
Vota total: 3008
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
U vra me thikë 2 ditë më parë, zbulohet identetiti i shqiptarit në Itali dhe 2 pistat e hetimit mbi ngjarjen
27 Nëntor, 18:48
-
Grupi i deputetëve italianë: Krah jush drejt BE-së! Përfshihuni në debatet brenda unionit
27 Nëntor, 17:40
-
Xhenova/ Nuk pranonte të ndahej, shqiptari dhunon barbarisht të dashurën italiane dhe i thyen hundën! Policia e arreston 35-vjeçarin
27 Nëntor, 16:26
-
Milano/ I dënuar me 2,5 vite burg për shfrytëzim prostitucioni, arrestohet 31-vjeçari shqiptar i kërkuar! Gjykata e lë në arrest shtëpiak
27 Nëntor, 16:05
-
Kryeministri australian e pranon me krenari: Jam shqiptar, kam rrënjë arbëreshe (VIDEO)
26 Nëntor, 21:38
-
Goditen dy grupe ‘skifterësh’ në Padova dhe Modena, 4 shqiptarë të arrestuar! Akuzohen për të paktën 20 vjedhje në seri, dy kishin prerë bileta avioni për arratisje
26 Nëntor, 16:53
-
Jorida Tabaku takohet me delegacionin nga parlamenti Italian: Procesi i Integrimit s'do të thotë që do mbyllim sytë nga problemet reale
26 Nëntor, 16:30
-
Itali/ I droguar në timon rrezikoi jetën e agjentëve, arrestohet 35-vjeçari shqiptar! Rikthehet në burg që të vuajë dënimin e mbetur për vrasje
26 Nëntor, 16:08
-
Itali/ Shqiptari vritet me thikë, plagoset i vëllai, në pranga 2 shtetas nga Maqedonia e Veriut
26 Nëntor, 11:06
-
Vrasja në Itali pas sherrit në lokal, ja kush është shqiptari Nikolin Nika! Baba i dy fëmijëve të mitur dhe me origjinë nga Shkodra, të panjohura motivet
25 Nëntor, 17:02
-
Media italiane: Plani B i Melonit për qendrën e emigrantëve në Gjadër
25 Nëntor, 11:33
-
E rëndë në Itali, shqiptari vritet me kaçavidë, arrestohet bashkëatdhetari, krimi pas sherrit në lokal (EMRI+VIDEO)
25 Nëntor, 11:18
Bravo Meloni Kto gomeret tane e kan denegjeruar gjuhen
PërgjigjuPo ne Republiken e Shqiperise kur do te kalohet nje ligj i tille??? U masakrua shqipja sa po rrotullohen ne varr gjuhetaret e atdhetaret qe luftuan te shkruhej e i dhane embelsine!
Përgjigju