Kryeministri Rama pas hapjes së negociatave i ka kërkuar Këshillit të Evropës që t’i kërkojë falje Kosovës lidhur me raportin e Dick Martyt, pasi sipas tij është i manipuluar. Ai u shpreh se nga hetimet nuk ka asnjë provë për trafik të organeve dhe Shtëpinë e Verdhë nga udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
'U nis nga Rusia dhe jo nga dikush tjetër, apo nga zëdhënsa rusë Prandaj çfarë thashë është se duke parë fakte, janë 0 fakte apo qoftë edhe dyshime mbi trafikimin e organeve. Kjo gjykatë e Hagës është krijuar në bazë të këtij raporti. Ka qenë ky raport përplot me gjepura që ka sjellë në jetë këtë gjykate Speciale. Nuk ka sjellë asgjë 0. Kërkojmë t’i themi botës se kjo ishte një maskaradë, nëpërmjet një sasie të madhe balte të hedhur ndaj luftës së UÇK-së, Nuk është akuzë janë fakte dhe nuk ka asnjë provë të kush e di se sa hetimeve që ka pasur trafikim të organeve njerëzorë të udhëhequr nga UÇK, që ka qenë viktimë e një sulmi të organizuar në gjithë botën. Askush nuk mund të përpiqet ta përshtjellojë në një mënyrë tjetër. Kjo ka të bëjë me një faqe turpi të Këshillit të Europës dhe KiE duhet të gjejë kurajon të dalë përballë e të thotë na falni, sepse nuk mundeni, institucione kaq demokratike nuk mund ta bëjnë diçka të tillë. Në një vend që gjëra të tmerrshme kanë ndodhur. Asgjë personale, nuk e njoh, as nuk dua njoh, por është kjo që duhet bërë e ditur me emrin që ka derisa të ketë një provë sado të vogël të të kundërtës. Është e pamundur të akuzosh një popull të tërë që u çlirua nga bashkëpunimi i NATO-së dhe vendeve demokratike kundëe makinerisë së Slobodan Milloshevic dhe të hidhen në thellësinë më të madhe të plehrave gazetareske. Ka të bëjë me raportin e atyre që kanë mbështetur KE. Shqipëria është vogël të ndëryshojë fatin e një vendi me vendimmarrje të lartë, por kjo i përket të kaluarës'.- tha Rama.
Projekt-rezoluta e propozuar një ditë me parë me firmën e 11 deputetëve socialistë, u diksutua sot në Komisionin e Jashtëm, ku nuk munguan debatet mes deputetëve. Megjithëse dhanë dakordësinë për projektrezolutën e PS kundër raportit të “Dick Marty-t” për Kosovën, deputetët demokratë kërkuan në Komisionin e Jashtëm që pjesë e saj të ishte edhe dënimi i genocidit serb në Kosovë, kërkesë që nxiti jo pak debate.
Raporti i vitit 2011 i Dick Mart, asokohe anëtar dhe raportues i Komitetit për Çështje Ligjore dhe të Drejtat e Njeriut në Asamblenë Parlamentarë të Këshillit të Evropës ngre pretendime për trajtim çnjerëzor të personave dhe trafikim të paligjshëm të organeve njerëzore që dyshohen të jenë kryer nga pjestarë dhe drejtues të UÇK, për të cilat hetuesit ndërkombëtar nuk kanë gjetur prova.
Edhe pse dhanë dakordësinë për projektrezolutën e PS kundër raportit të “Dick Marty-t” për Kosovën, deputetët demokratë kërkuan në Komisionin e Jashtëm që pjesë e saj të ishte edhe dënimi i genocidit serb në Kosovë, kërkesë që nxiti jo pak debate.
Komisioni për Politikën e Jashtme po diskuton projektrezolutën e propzouar nga PS “Mbi pabazueshmërinë e pretendimeve për trafikimin e paligjshëm të organeve njerëzore në Kosovë dhe Shqipëri”. PD kërkon që rezoluta e PS të bashkohet me kërkesat e PD për genocidin e Serbisë në Kosovë. Kjo ka shkaktuar debate.
Çollaku: I bashkojmë rezolutat, hajde të themi bashkarisht që Serbia ka kryer genocidë në Kosovë. Kjo ndihmon të vërtetën dhe Kosovën. Mos ka ndokush problem me këtë?
Majko: Nuk pranojmë që rezoluta jonë me dy të tyre. Këta nuk shikojnë gjëra të përbashkëta. Në 99’ kam qenë unë e petrua në qeverisje. Kam pyetje jo retorike, shteti shqiptarë se ka dënuar genocidin serb, është turp ta mendosh! Ta vazhdoj! Është turp ta mendosh. Në 99 ka arhdur në Shqipëri kryeprokurorja Amber me përkthyes Bashën. KA takuar të gjithë drejtuesit e të gjitha institucioneve. Te vila 30 rrinte misioni i gjykatës së Hagës që hetonte në të gjithë territorin. Shteti shqiptarë në të gjithë këto kohë se ka dënuar pra serbinë, trup Luftën e Kosvoës
Ajo që duhet të flasim është kjo: Gjithë UÇK sot është në akuzë, që shteti shqiptarë ti marri në mbrojtje. Kjo ka nisur me dosjen Dick Marty… Përpara kësaj kjo ka nisur me një dokumentë nga Rusët. Rusët e kanë hedhur topin fortë në ballkan. Nuk do luajmë kush e do më shumë Kosovën. Por që të na akuzoni se ne s'kemi marrë pozicionim për genocidin në kosovë, thojani ndonjë tjetri, jo ne.
Deputetët e PD akuzuan kolegët e mazhorancës se janë peng i kryeministrit teksa kryetarja e komisionit Mimi Kodheli rreshtoi dhjetëra rezoluta të votuara nga mazhoranca, me thelb aktet kriminale të Serbisë në Kosovë.
Alibeaj: Kjo opozitë sot këtu, dje mazhorancë këtë çështje që po thoni ju e ka ngritur në bashkësinë europiane. Në analet e këtij parlamenti ka dhe një dokument, ku qëndrimi i këtij parlamenti ishte i përbashkët për hetimin e kësaj çështje. Por ne, se themi për retorikë, apo provokim, por duhet ta dënojmë genocidin serb në Kosovë!
Kodheli: Katër rezoluta janë firmosur nga PS që dënojnë genocidin e Serbisë në Kosovë. Janë mbi 10 vendime të marra nga Ps ose me propozim të PS që lidhen dhe dënojnë genocidin e SErbisë në Kosovë, madje në një prej tyer kërkohet që Milloshevicci ti kërkonte falje Kosovës për krimet etnike të kryera.
Deputeti demokrat Tritan Shehu bëri thirrje që Shqipëria t’i kërkojë Serbisë njohjen e Kosovës.
Vend se me krye kete veprim Qeveria kosovare,me te drejte Kushtetuese Rama e nisi,dine,mundet dhe do e perfundon kete detyre.
PërgjigjuTë lumt Edi Si gjithmon mbrojtës i Gjith Shqiptarve Siç i ka hije një Burr i madh një udhëheqs i madh edhe largpamës Vlersimet e mia Edi rama Dardania është zemra jon
PërgjigjuDik Martin eshte nje kriminel i shitur te Rusia e Serbia. Njerez te dille meritojne vetem vdekje.....Zoti ta shofte rracen mor ndyresire..
Përgjigjuna vjen shume mire qe i del per zot dhe kosoves pervecse vendit tone
PërgjigjuShoifjet e ktyre ndyrsirave ti vi zor
PërgjigjuKeto jam thjesht shpifje qe behen per te zhytur vendin tone ne balt e i bejn ato qe nuk ja duan te miren vendit tone
Përgjigjuurojme te anarsohemi sa me shpejt dhe ky mund te marre fund
PërgjigjuKjo esht nje shpifje shum e madhe dhe askush ska te drejte te shpifi pa fakte
PërgjigjuMe vjen keq qe ne vendin tone arrijne deri ne shpifje per ti bere dem njerezve qe punojne
PërgjigjuRama e nisi direkt me shpaten ngrehur.. Duro dhe pak sa te futemi me dy kembe ne BE, se pastaj pendohen keta qelbesira europiane e na sjellim verdalle me anteresimin e plote duke na e zgjatur me dekada..
PërgjigjuAskush nuk ka te drejte te shpike gjera palidhje
PërgjigjuO Edvin shkjau shqipfolës, po ti nuk votove rezoluten që denon masakrat serbe me shqiptarët e Kosovës…! Kujt po mundohesh t’ia mbyll syt o tradhtar i pështirë
PërgjigjuDmth, per gjerat qe permend Rama ktu(mos hidhni balte mbi nje popull te ter qe luftoj per lirine e vet) ti je dakort? Thuaje kte njehere, prano realitetin dhe pastaj shkelqe boten me diturine tende sesi Rama mund ta bente me mire detyren. Ky shkiau shqipfoles sic e quan ti tha ne mes te Beogradid qe kosova eshte vend i lire. Dhe sot po merr mbi vete rreziqe te medha duke denoncuar kto organisma europjane pa hyre akoma ne europe. Nuk jam partiak po s kemi pas kend perveç Ismail Beut qe ka arrit kaq shume per shtetin shqiptar ne arene nderkombetare. Zoti te dhent qetesine ta shofesh realitetin pa ngjyra.
Ti kosovar don saliun qe funizonte me nafte dhe arme ushtrin serbe ,ai ua beri mire ,po fajin e ka shkjau qe nuk hoqi qafe ca si puna jote..
Po bejet nje padrejtesi shume e madhe per Kosoven
PërgjigjuMire ja bere o pasha , si flet ashtu per kosoven pa pasur as fakte as prova ne shqiptaret sjemi te tille as vellezerit tane
Përgjigjuky me duket si nje alodin qe vjen nga ai i vdekuri kaq pa lidhje me duket ky lajm dhe ky akozim i pacipt
Përgjigjung na doli kjo ou me duket dicka e pa vertet dhe absurde per tu thene
PërgjigjuKjo esht padrejtesi shum e madhe qe po behet per kosoven dhe per ata qe shpifin duhen marr masa sepse kjo esht nje gje e patolerueshme
PërgjigjuShum e vertet sesht askushi te shpifi pa fakte dhe te hedhi balte per pjesen e kosoves gjithcka eshte e te kaluares por nuk harrohet nese dikush vjell vrer mbi te duhet kunderpergjigjur
PërgjigjuBravo Edi Rama je burr i vërtet je Gjigandi Shqipris. Ky palaço Dik Martin një fundërrin Zvicerane një mashtrus një njeri i bler nga Sërbia. Ku i ka faktet ky njeri qoft dhe një fakt të vetëm. Ska fakte dhe me thëniet e kti palaços Dik Martin mbahen padrejtësisht të burgosur trimat e Kosovës që kuftuan kriminelët sërb. Pra ky mer parat e të pa fajshmit qëndroin në burg e kriminelët Sërb hecin të lir. Padrejtësi shum e madhe. Zoti ju ardht hakut.
Përgjigju