Prokurorët e SPAK vijojnë vizitën në Uashington, leksione në Departamentin përgjegjës për ndjekjen penale të rasteve të korrupsionit publik

Prokurorët e SPAK vijojnë vizitën në Uashington, leksione në Departamentin përgjegjës për ndjekjen penale të rasteve të korrupsionit publik

Ekipi i OPDAT-it nga Ambasada e SHBA në Tiranë vazhdoi vizitën në Uashington së bashku me zyrtarë të SPAK.

Shefi i SPAK Altin Dumani u takua me shefin e Njësisë së Integritetit Publik të Departamentit të Drejtësisë së SHBA-së, përgjegjës për ndjekjen penale të rasteve të korrupsionit publik në Shtetet e Bashkuara.

Zyrtarët e SPAK-ut u takuan me ekipe të tjera të Departamentit të Drejtësisë dhe gjithashtu vizituan bibliotekën në godinën kryesore të drejtësisë. Grupi do të vazhdojë turin studimor në Uashington me vizita në Departamentin e Shtetit të SHBA, Administratën kundër Narkotikëve (DEA) dhe Byronë Federale të Hetimit (FBI), informoi sot ambasada amerikane. 

Lajmi ne perditesim... 

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Gasepi: 01/11/2023 16:43

    Turpi shekullit

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Besimtarët ortodoks i japin lamtumirën në Katedralen 'Shën Dhimitri', Mitropolitit të Beratit, Imzot Ignatit

Besimtarët ortodoks i japin lamtumirën në Katedralen 'Shën Dhimitri', Mitropolitit të Beratit, Imzot Ignatit