Komisioni i Vetingut ka vendosur të ndërpresë rivlerësimin për prokurorin Henrik Ligori. Vendimi është marrë në datën 2 shkurt 2021 nga trupi gjykues i përbërë nga Suela Zhegu, Alma Faskaj dhe Etleda Çiftja. Çështja prokurorit të njohur ishte e pazakontë. Henrik Ligori e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1993. Nga viti 2004 deri në vitin 2018 ishte pjesë e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, e zëvendësuar tashmë me SPAK-un. Në vitin 2018, Ligori dha dorëheqjen nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, ndërsa u emërua në detyrën e pedagogut të brendshëm në Shkollën e Magjistraturës.
Megjithatë, në 4 korrik të vitit 2018, Henrik Ligori i është drejtuar Komisionit të Vetingut me kërkesë për t’iu nënshtruar Vetingut në cilësinë e statusit të ish-prokurorit në statusin e ish-prokurorit. Pas kësaj kërkese, Ligori është përzgjedhur në qershor të vitit 2020, për t’ju nënshtruar procesit të Vetingut. Në datën 22 nëntor të vitit 2020, Ligori i ka shkruar Komisionit të Vetingut, duke kërkuar ndërprerjen e procesit. “Lidhur me sa më sipër, nga data 3.7.2018, unë nuk ushtroj më detyrën e prokurorit, ndaj nuk e gëzoj cilësinë e subjektit të rivlerësimit kalimtar. Për rrjedhojë, nuk mund të jem subjekt...”, ka shkruar Ligori.
Megjithatë, KPK-ja i ka dërguar Ligorit përbërja e trupit gjykues dhe pyetësorin standard, si dhe ju kërkua deklarimi i konfliktit të interesit. Në 8 dhjetor 2020, Ligori i ka shkruar sërish Komisionit të Vetingut, duke theksuar ndër të tjera se: “Unë nuk ushtroj më detyrën e prokurorit, ndaj nuk e gëzoj cilësinë e subjektit të rivlerësimit kalimtar”. Në vijim, KPK-ja u është drejtuar i është drejtuar institucioneve të drejtësisë për të sqaruar këtë çështje, nëse Ligori duhet apo jo t’i nënshtrohej Vetingut.
![](https://shqiptarja.com/template/img/NO_ALFA_Kuadrate shqiptarja.png)
Në përfundim, Komisioni ka arsyetuar se “Pavarësisht se subjekti nuk ka kërkuar dorëheqjen nga statusi magjistratit, por dorëheqje nga detyra e prokurorit, këto të dyja janë të lidhura me njëra-tjetrën, pasi nuk mund të kesh statusin nëse ti nuk ke detyrën, përveç rasteve kur ushtron një funksion të komanduar, që në rastin konkret nuk ka ndodhur. Kjo gjë, pra, mbarimi i statusit të magjistratit duket se konfirmohet edhe nga KLP-ja, e cila vlerëson se juridikisht vendimi i Prokurorit të Përgjithshëm është vendimi që ka deklaruar mbarimin e statusit të magjistratit në rastin konkret”.
Për rrjedhojë, Komisioni i ka vendosur të ndërpresë procesin e Vetingut për Henrik Ligori si dhe humbjen e të drejtës për t’u emëruar prokuror apo gjyqtar për një periudhë 15-vjeçare.
![](https://shqiptarja.com/template/img/antipiracynote.jpg)
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)