KPK mbyll Vetingun për prokurorin Henrik Ligori pas largimit në Shkollën e Magjistraturës

KPK mbyll Vetingun për prokurorin Henrik Ligori pas largimit në Shkollën e Magjistraturës

Henrik Ligori

Komisioni i Vetingut ka vendosur të ndërpresë rivlerësimin për prokurorin Henrik Ligori. Vendimi është marrë në datën 2 shkurt 2021 nga trupi gjykues i përbërë nga Suela Zhegu, Alma Faskaj dhe Etleda Çiftja. Çështja prokurorit të njohur ishte e pazakontë. Henrik Ligori e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1993. Nga viti 2004 deri në vitin 2018 ishte pjesë e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, e zëvendësuar tashmë me SPAK-un. Në vitin 2018, Ligori dha dorëheqjen nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, ndërsa u emërua në detyrën e pedagogut të brendshëm në Shkollën e Magjistraturës.

Megjithatë, në 4 korrik të vitit 2018, Henrik Ligori i është drejtuar Komisionit të Vetingut me kërkesë për t’iu nënshtruar Vetingut në cilësinë e statusit të ish-prokurorit në statusin e ish-prokurorit. Pas kësaj kërkese, Ligori është përzgjedhur në qershor të vitit 2020, për t’ju nënshtruar procesit të Vetingut. Në datën 22 nëntor të vitit 2020, Ligori i ka shkruar Komisionit të Vetingut, duke kërkuar ndërprerjen e procesit. “Lidhur me sa më sipër, nga data 3.7.2018, unë nuk ushtroj më detyrën e prokurorit, ndaj nuk e gëzoj cilësinë e subjektit të rivlerësimit kalimtar. Për rrjedhojë, nuk mund të jem subjekt...”, ka shkruar Ligori.

Megjithatë, KPK-ja i ka dërguar Ligorit përbërja e trupit gjykues dhe pyetësorin standard, si dhe ju kërkua deklarimi i konfliktit të interesit. Në 8 dhjetor 2020, Ligori i ka shkruar sërish Komisionit të Vetingut, duke theksuar ndër të tjera se: “Unë nuk ushtroj më detyrën e prokurorit, ndaj nuk e gëzoj cilësinë e subjektit të rivlerësimit kalimtar”. Në vijim, KPK-ja u është drejtuar i është drejtuar institucioneve të drejtësisë për të sqaruar këtë çështje, nëse Ligori duhet apo jo t’i nënshtrohej Vetingut.

Në përfundim, Komisioni ka arsyetuar se “Pavarësisht se subjekti nuk ka kërkuar dorëheqjen nga statusi magjistratit, por dorëheqje nga detyra e prokurorit, këto të dyja janë të lidhura me njëra-tjetrën, pasi nuk mund të kesh statusin nëse ti nuk ke detyrën, përveç rasteve kur ushtron një funksion të komanduar, që në rastin konkret nuk ka ndodhur. Kjo gjë, pra, mbarimi i statusit të magjistratit duket se konfirmohet edhe nga KLP-ja, e cila vlerëson se juridikisht vendimi i Prokurorit të Përgjithshëm është vendimi që ka deklaruar mbarimin e statusit të magjistratit në rastin konkret”.

Për rrjedhojë, Komisioni i ka vendosur të ndërpresë procesin e Vetingut për Henrik Ligori si dhe humbjen e të drejtës për t’u emëruar prokuror apo gjyqtar për një periudhë 15-vjeçare.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Republika Sërpska miraton raport që e mohon gjenocidin në Srebrenicë

Republika Sërpska miraton raport që e mohon gjenocidin në Srebrenicë