Prokurori i EULEX kërkon 30 ditë
paraburgim për ambasadorin Selimi

Prokurori i EULEX kërkon 30 ditë <br />paraburgim për ambasadorin Selimi
PRISHTINE-  Prokurori i EULEX-it, Mauricio Salustro, ka kërkuar 30 ditë paraburgim për shtatë të dyshuarit për krime të luftës në rajonin e Drenicës. Sipas gazetës kosovare "Express",  bëhet e ditur se "Prokurori e ngarkon ish-Komandantin e UÇK-së, Sylejman Selimi me shtatë vepra penale, ndërsa ish-Komandantin e Zonës së Drenicës, Sami Lushtakun me tre vepra penale, që dyshohet se janë kryer në kohën e luftës.

Aktualisht në Gjykatën e Apelit janë: Sylejman Selimi, Sami Lushtaku, Sahit Jashari, Jahir Demaku, Zeqir Demakum Hysni Thaçi, Sabit Geci dhe Avni Zabeli.

FILLON SEANCA PER 7 TE DYSHUARIT PER KRIME LUFTE

Në Gjykatën e Apelit në Prishtinë ka filluar seanca e procedurës paraprake ndaj Ambasadorit të Kosovës në Tiranë, Sylejman Selimi, Kryetarit të Skënderajt Sami Lushtaku dhe katër të arrestuarëve të tjerë të cilët dyshohen për krime lufte.

Prokuroria speciale e Kosovës ka njoftuar se po vazhdon operacioni i së enjtes i bastisjeve nën dyshimin për krime lufte të rreth 13 personave, kryesisht ish-pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Sot para Gjykatës do të dalin edhe 5 të arrestuarit e djeshëm përfshirë edhe kreun e Komunës së Skënderajt, Sami Lushtaku.

Ndërkohë, ftesës së prokurorit Maurico Salustro do t’i përgjigjet edhe ish-komandanti i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së Sylejman Selimi, aktualisht ambasador i Republikës së Kosovës në Tiranë.

Avokati i Selimit, Tomë Gashi ka thënë se ambasadori sot do të përballet me pyetjet e Prokurorisë.

Por, Ministria e Jashtme nuk ka sqaruar ende se cilat do të jenë veprimet e saj kur një nga ambasadorët është nën hetime për krime lufte.

Një ditë më parë një njësiti special i policisë së Misionit të Bashkimit Europian për sundim të ligjit, ka nisur një operacion bastisje në disa qendra të Kosovës. Operacioni ka rezultuar me arrestimin e Sami Lushtakut, Jahir e Zeqir Demakut, Sahit Jasharit dhe Hysni Thaçi, që të gjithë të dyshuar për krime lufte.

EULEX-i ka konfirmuar se fjala është për "dyshimin për krime lufte kundër popullsisë civile" në formën e dhunimit të integritetit trupor dhe shëndetit të civilëve të mbajtur në qendrën e ndalimit të UÇK-së në Likovc të komunës së Skënderajt.

SELIMI, LUSHTAKU DHE TE TJERET SOT NE GJYKATE

Ish-komandanti i UÇK-së, i cili është aktualisht ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Sylejman Selimi, pritet të dalë sot para Gjykatës së bashku me kryetarin aktual të komunës së Skënderajt, Sami Lushtaku, deputeti në Kuvendin e Kosovës nga radhët e PDK-së, Sahit Jashari, Jahir Demaku, Zeqir Demaku e Hysni Thaçi.

Sipas informacioneve të para seanca pritet të mbahet në Gjykatën e Apelit, ku para prokurorit të EULEX-it, Selimi pritet të paraqitet në ora 15:00 .

Ata u ndaluan dje nga policia e EULEX-it në bashkërendim me Njësinë e Operacioneve Speciale të Policisë së Kosovës (ROSU), nën dyshimet për krime lufte.

“Duket se janë zhvilluar hetime për vepër penale të krimeve të luftës, ndërsa detajet nuk i dimë. Besojmë se sot prokurori i Prokurorisë Speciale, i cili është edhe prokuror i EULEX-it, Salustro, do të na japë shkresa të lëndës ose do të na njoftojë ndoshta për detajet e këtyre aludimeve”, tha Gashi avokati i Selimit për "Radio Europa e Lirë".

Redaksia online

(e.s/sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Gara për portin e ri tregtar në Porto Romano, fondi limit 392 milionë euro! Punimet fillojnë vitin e ardhshëm

Gara për portin e ri tregtar në Porto Romano, fondi limit 392 milionë euro! Punimet fillojnë vitin e ardhshëm