ITALI - Prokurori i Antimafias i Leçes, Cataldo Motta ka deklaruar se rruga e trafikut të drogës Shqipëri­-Itali është ende shumë e përdorur nga trafikantët ndërkombëtarë, duke e cilësuar si një nga më aktivet.

Deklarata e tij u bë në një konferencë të posaçme për finalizimin e një aksioni të dyfishtë gjatë fundjavës ku u sekuestruan 60 kg kanabis, 3 kg heroinë si dhe 3 kallashnikovë të cilët kishin ardhur nga Shqipëria me rrugë detare.