Ndërsa prokurori Hysen Keta deklaron një shtëpi trekatëshe në Tiranë, me sipërfaqe ndërtimi 60 m2, me vlerë rreth 20 mijë USD. Prokurori thotë se truallin e ka trashëguar nga babai, ndërsa godinën e ka ndërtuar vetë nga viti 1996-2003, me të ardhura nga puna si avokat. Ndërkaq, prokurori Zeqir Hoda, deklaron se gjatë viti të kaluar, djali i tij ka punuar si kamerier.
Nga ana tjetër, referuar gjithnjë deklaratave të pasurive të dorëzuara pranë ILDKP, prokurori Sokol Malaj, thotë se ka blerë dy apartamente dhe tre garazhe, kryesisht me parë që ka fituar bashkëshortja. Konkretisht, Sokol Malaj deklaron se ka blerë një apartament banimi me sipërfaqe 96 m2 dhe 51 m2, si dhe garazh, me vlerë 78 775 euro.
Si burim për vlerën e parave, prokurori deklaron të ardhura të realizuara nga biznesi ‘klinikë dentare’, e bashkëshortes, Ana Malaj. Po gjatë vitit 2016, Malaj deklaron blerjen e një apartamenti banimi me sipërfaqe 176 m2, si dhe dy garazhe, me vlerë 15 990 500 lekë. Si burim, ai referon një kredi bankare 6 000 000 lekë si dhe të ardhura të realizuara nga biznesi ‘klinikë dentare’ e bashkëshortes. Për vitin 2016, Malaj deklaron 2 787 732 lekë të ardhura nga biznesi i vogël, klinikë dentare.
Nga veprimtaria shoqërisë ‘Oleum Transport’, ai deklaron edhe 8 000 000 lekë të ardhura për vitin 2016. Prokurori thotë gjithashtu se ka shlyer detyrimin prej 5 150 euro për blerjen e një apartamenti si dhe ka marrë një kredi bankare në shumën 6 000 000 lekë, për blerjen e një banese në Selitë.
Prokurori i Tiranës ka edhe një apartament tjetër në Rrugën e Kavajës, të cilin e ka dhënë me qira. Përpos pagave, prokurori deklaron 224 415 lekë të ardhura të realizuara nga depozita me afat njëvjeçar në shumën 12 000 000 lekë. Vihet re se, të gjithë prokurorët operojnë me të njëjtën skemë, për shtimin e pasurive të paluajtshme. Ata blejnë apartamente dhe vila me anë të kredive shumëvjeçare, me sa duket si një mënyrë për të mbuluar paratë e padeklaruara.
Prokurorët e tjerë
Ka një tendencë nga prokurorët për të blerë apartamente të reja çdo vit, ndërsa shumë prej tyre kanë lokale. Kolë Hysenaj, prokuror në Tiranë, ka në pronësi një lokal në Tiranë, të cilin e ka dhënë me qira.
Ai deklaron gjithashtu truall dhe ndërtesë në Korçë, me sipërfaqe 316 m2, me vlerë 100 mijë euro, truall dhe ndërtesë në Korçë, me sipërfaqe 50,90 m2, me vlerë 25 mijë euro dhe shkëmbim të makinës tip ‘SMART’ me një ‘Mercedez Benz’.
Edhe prokurori Bujar Hoxha ka në pronësi një lokal në Elbasan, ndërsa thotë se ka dhënë një sipërfaqe toke me qira në Cërrik. Prokurori Erion Pano, për vitin 2016, deklaron blerjen e dy garazheve dhe të një makine.
Pano ka në pronësi edhe një objekt, të cilin e ka dhënë me qira, ku për vitin 2016 i ka sjellë 960 000 lekë të ardhura. Kasem Berberi, pjesë e Prokurorisë së Tiranës, rezulton se është bashkëpronar me 50 % i një lokali në Gjirokastër, ndërsa deklaron një kredi për blerje të një apartamenti banimi.
Ndërsa prokurori Darius Shahu deklaron 400 m2 tokë në Laknas Tiranë, 300 euro në muaj të ardhura nga qiraja e apartamentit në Tiranë, ndërsa ka pronotuar një apartament në Golem me vlerë 57 mijë euro.
Pasuria e disa prokurorëve të Tiranës për vitin 2016
Sokol Malaj, Prokuroria e Tiranës (2016)
Apartament banimi me sipërfaqe 96 m2 dhe 51 m2, si dhe garazh, 78 775 euro. Burimi: Të ardhura të realizuara nga biznesi ‘klinikë dentare’ i bashkëshortes, Ana Malaj.
Apartament banimi me sipërfaqe 176 m2, si dhe dy garazhe, me vlerë 15 990 500 lekë. Burimi: 6 000 000 lekë kredi bankare dhe të tjerat të ardhura të realizuara nga biznesi ‘klinikë dentare’ e bashkëshortes, Ana Malaj.
Të ardhura nga biznesi i vogël, klinikë dentare, 2 787 732 lekë.
Të ardhura nga veprimtaria e shoqërisë ‘Oleum Transport’, 8 000 000 lekë.
Të ardhura nga qiraja e apartamentit në Rrugën e Kavajës, 3 982 euro.
Pakësuar llogaria bankare, 14 069 000 lekë.
Llogaria e pagës, 271 465 lekë.
Llogari rrjedhëse, 52 059 lekë.
Të ardhura nga paga, 1 210 432 lekë.
Të ardhura të realizuara nga depozita me afat njëvjeçar në shumën 12 000 000 lekë, 224 415 lekë.
Kredi bankare për shtëpi banimi, 5 000 000 lekë.
Kredi bankare në shumën 6 000 000 lekë, për blerjen e një banese në Selitë.
Shlyer detyrimi 5 150 euro për blerje apartamenti.
Pasuria e deklaruar për vitin 2015
Pronotim apartament banimi me sipërfaqe 73 m2, me vlerë 40 mijë euro.
Blerje makine tip “Peugeot 3008”, vit prodhimi 2011, 9 mijë euro.
Kredi bankare për shtëpi banimi në shumën, 5 000 000 lekë, shlyer 284 400 lekë.
Kursime nga paga dhe fitimi nga aktiviteti privat “klinikë dentare”, fitimi nga dividenti për vitin 2014 dhe shitja e 50 % e aksioneve të shoqërisë “Oleum Transport”, 821,468 lekë dhe 12, 000, 000 lekë.
50 % të aksioneve në shoqërinë “Oleum Transport”, regjistruar në datën 20. 02. 2014, me objekt transportin e hidrokarbureve dhe nënproduktet e tyre.
Të ardhura nga paga si prokuror i Prokurorisë së Tiranës, 1 239 744 lekë.
Të ardhura nga aktiviteti privat, biznes i vogël, klinikë dentare, 3 744 880 lekë.
Të ardhura nga veprimtaria e shoqërisë “Oleum Transport”, regjistruar në datën 20. 02. 2014, me objekt transportin e hidrokarbureve dhe nënproduktet e tyre, 10,200,000 lekë.
Të ardhura nga shitja e 50 % e aksioneve të shoqërisë “Oleum Transport”, 3 000 000 lekë.
Kolë Hysenaj, Prokuroria e Tiranës (2016)
Lokal në Tiranë, dhënë me qira, të ardhura 312 561 lekë për vitin 2016
Truall dhe ndërtesë në Korçë, me sipërfaqe 316 m2, 100 mijë euro, me burim kursime nga pagat dhe të ardhurat nga biznesi.
Truall dhe ndërtesë në Korçë, me sipërfaqe 50,90 m2, 25 mijë euro, me burim kursime nga pagat dhe të ardhurat nga biznesi.
Shitje makine, 5 mijë euro.
Shkëmbim i një makine tip ‘SMART’ me një ‘Mercedez Benz’.
Paga si prokuror dhe paga e bashkëshortes, 4 179 130 lekë.
Kredi bankare, 4 098 979 lekë, detyrimi i mbetur 3 793 015 lekë.
Bujar Hoxha, Prokuroria e Tiranës (2016)
Depozitë bankare ku janë xhiruar lekët e lokalit me qira në Elbasan, 401 207 lekë.
Depozitë për xhirimin e parave të tokës me qira në Cërrik, 739 733 lekë.
Depozitë bankare, 24 513 lekë.
Gjendje cash, 850 000 lekë.
Të ardhura nga paga, 1 374 616 lekë.
Bashkëshortja paga nga Drejtoria Arsimore Tiranë, 562 907 lekë.
Bashkëshortja, shet shtëpinë ne Elbasan, 3 513 553 lekë.
Depozitë bankare, shtuar 15 417 lekë.
Depozitë bankare, 43 000 lekë.
Llogari bankare, 79 960 lekë.
Borxh me interes, 60 mijë euro.
Juljan Xhengo, Prokuroria e Tiranës (2016)
Blerë makinë ‘Mercedez Benz’, 980 000 lekë.
Overdraft, 240 000 lekë.
Kredi bankare, 500 000 lekë.
Shitur makinë ‘Mercedez Benz’, 4 500 euro.
Të ardhura nga paga si prokuror, 1 104 305 lekë.
Bashkëshortja, apartament banimi në Korçë, 100 m2, 2 200 000 lekë.
Tokë arë në Korçë me sipërfaqe 1 120 m2.
Tokë arë në Korçë me sipërfaqe 690 m2.
Garazh me sipërfaqe 35 m2, në Korçë, 500 000 lekë.
Llogari kursimi, 150 000 lekë.
Të ardhura nga paga në shoqërinë... 2 298 817 lekë.
Hysen Keta, Prokuroria e Tiranës (2016)
Godinë banimi, tre kate, me sipërfaqe ndërtimi 60 m2, në Tiranë, 2 200 000 lekë.
(Godina është ndërtuar nga unë në vitet 1996-2003, në truallin e trashëguar nga babai, me të ardhura nga puna si avokat).
Paga si prokuror, 1 730 404 lekë.
Paga e bashkëshortes në UT, 1 202 694 lekë.
Overdraft, 204 250 lekë.
Overdraft, 2 357 lekë.
Erion Pano, Prokuroria e Tiranës (2016)
Garazh me sipërfaqe 18, 20 m2, Tiranë, 325 000 lekë.
Garazh me sipërfaqe 18,30 m2, Tiranë, 325 000 lekë.
Autoveturë e përdorur, 180 000 lekë.
Dhënie objekti me qira, 960 000 lekë.
Huamarrje në shumën 3 000 000 lekë.
Gjendje në llogari, 1 080 498 lekë.
Paga si prokuror, 1 387 640
Llogaria e pagës në emër të Entijola Pano, 407 838 lekë.
Llogaria e pagës në emër të Erion Pano, 900 lekë.
Entijola Pano paga si punonjëse banke, 1 059 173 lekë.