Prokurori Tafili: “Atë që bëra unë për
8 muaj s’ishte bërë në Vlorë në 80 vite”

Prokurori Tafili: “Atë që bëra unë për<br />8 muaj s’ishte bërë në Vlorë në 80 vite”
TIRANE- Ish-drejtuesi i prokurorisë së Vlorës, Dorian Tafili shprehet se ai ka qënë personi që e ka futur në rrugën e hetimit dosjen penale ndaj kryebashkiakut Shpëtim Gjika.

Sipas tij, ai nuk është larguar për këtë çështje, por arsyet kanë qënë të tjera, të cilat ai spranon ti publikojë.

Dorian Tafili, ish-drejtuesi i prokurorisë së Vlorës, tashmë prokuror i thjeshtë në këtë prokurori, tregon se ai ka qënë nismëtari i parë që ka filluar të ndërtojë dosjen hetimore ndaj Shpëtim Gjikës dhe personave të tjerë të pandehur të kësaj dosje. Tafili në një bisedë telefonike me gazetën “Shqiptarja.com” tregon mënyrën e ndërtimit të kësaj dosje si dhe punën e tij të bërë për 8 muaj që ka qënë në krye të prokurorisë së rrethit gjyqësor të Vlorës. Sipas, Dorian Tafilit, ai ka bërë një punë kolosale në 8 muaj, punë që ai e quan se nuk është bërë as për 80 vjet në prokurorinë e Vlorës. Ndërkohë që për sa i përket raporteve me kryeprokurorin Llalla, ai tregon se me të ka pasur dhe ka shumë marrëdhënie të mira, dhe se për to ai ka folur në një letër të publikuar në një të përditshme shqiptare.

Edhe për sa i përket intersimit tonë se cilët klanë mafioze kanë ndikuar për shkarkimin e tij si drejtues prokurorie, Tafili nuk ka pranuar të japë komente lidhur me këtë çështje. Prokurori Tafili ka qëndruar në krye të prokurorisë së Vlorës, deri në mesin e muajit Shtator kur në krye të kësaj prokurorie, Adriatik Llalla, komandoi zv/prokurorin e Krimeve të Rënda Kosta Beluri. Me futjen në “lojë” të këtij të fundit është vendosur dhe dërgimi në gjyq i kryebashkiakut të Vlorës Shpëtim Gjika dhe 7 personave të tjerë.  

Zoti Tafili, ju si ish-drejtues i prokurorisë së Vlorës dhe si personi që keni drejtuar hetimin për Shpëtim Gjikën dhe të pandehurve të tjerë, mendoni se ulja juaj në detyrë vjen si rezultat i kësaj çështje?
Jo aspak. Nuk mendoj se mua më kanë larguar si drejtues prokurorie për këtë çështje, pasi mund tju them se kam qënë i pari prokuror që e kam futur në rrugën e hetimit dosjen. Në fakt të gjithë hetimin e kanë kryer dy prokurorë që janë ngarkuan nga ana ime dhe ata janë marrë me anën e pyetjes së personave dhe procedurave të tjera. Unë si titullar, kam ndjekur vetëm rrugën ligjore, duke kërkuar herë pas here informacion nga prokurorët, lidhur me pretendimet e personave të pyetur dhe veprimeve të tjera proceduriale që ishin kryer brenda në dosje. Për këtë çështje unë si titullar kam dërguar dhe inforamcion në Tiranë.

Po atëherë si qëndron largimi juaj nga posti i drejtuesit?
Nuk e di pse më kanë larguar si drejtues. Unë nuk jam shkarkuar, por vetëm jam ulur në detyrë, dhe se aktualisht vazhdoj të jem prokuror në prokurorinë e Vlorës. Unë sot (dje), kam bërë një shkrim në një gazetë dhe për këtë çështje nuk dua të flas më shumë, pasi e kam shkruar aty. Atë punë që kam kryer unë në Vlorë për 8 muaj sa kam qënë drejtues, nuk është bërë për 80 vjet. Madje arritën deri aty sa të më vinin tritol në makinë.

Ju përmendni se ju kanë shkarkuar grupet mafioze?
Jua thashë, që s’dua të jap komente të tjera lidhur me këtë çështje. Atë që e kam shkruar e kam thënë aty.

Po raportet me prokurorin Adriatik Llalla si i keni patur?
Shumë të mira, dhe kur isha drejtues dhe tani si prokuror i thjeshtë. Jua thashë njëherë që kam bërë një shkrim dhe s’dua të flas më për këtë çështje.
 
 Shkrimi u publikua sot (31.10.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Anti-berishistët mbledhin firmat për partinë e re, a do të mbështetet?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Gazetari i njohur britanik flet për Shqipërinë: Ylli i këtij viti në turizëm, duhet vizituar patjetër

VIDEO/ Gazetari i njohur britanik flet për Shqipërinë: Ylli i këtij viti në turizëm, duhet vizituar patjetër