TIRANE-Ish-deputetin Mark Frroku në seancën e fundit një ditë para se të shpallet vendimi për të ka kërkuar pafajsi nga gjykata e Tiranës.
“Qëndroj prej dy vitesh në burg pa e njohur e takuar kurrë Aleksandër Kurtin, personin që prokuroria më akuzon që kam vrarë” u shpreh Frroku para togave të zeza.
Më tej ai sqaroi se pasurinë prej 2 milion euro të cilën prokuroria ja ka hetuar sit ë paligjshme dhe pa burim të justifikuar, e ka vënë prej vitit 1994 dhe ai deri në momentin e arrestimit ka paguar në shtet plot 8 milion euro dhe si biznesmen është krejt normale të ketë atë pasuri.
Gjykata pasi dëgjoi pretendimet e mbrojtësve të renditur në 68 faqe vendosi që të shpall të premten më 12:15 minuta vendimin nda Frrokut.
Për katër akuza përfshi vrasjen, pastrimin e parave, mos deklarimin e pasurive, e ndërtimin e paligjshëm prokuroria kërkoi 25 vite dënim ndaj ish deputetit.
Redaksia Online
B.B/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com