TIRANE - Dyshimet se autoritetet greke mund të kenë ngatëruar zemrën e Kudret Kumes dhe dorëzuar atë tek pala shqiptare, ka detyruar prokurorinë e Fierit, të autorizojë mjekësinë-ligjore, për kryerjen e ekspertizës së ADN.
Vendimi i akuzës së Fierit është marrë pak ditë më parë, ku kërkon analizimin e AND se zëmrës dhe trupit të Kumes, me qëllim për të shuar dyshimet e akuzës por edhe të vetë familjarëve, nëse zemra e marrë në Greqi, i përket vërtet Kudret Kumes apo jo.
Ky veprim ka vonuar për nxjerjen e konkluzjoneve përfundimtare të ekspertizës së përgjithshme që është kërkuar rreth një muaj më parë nga prokuroria e Fierit.
Momentalisht trupi i Kudret Kumes, është varrosur në fshatin Zhupan të Fierit, ndërkohë zemra e tij ndodhet në laboratorin e Institutit të Mjekësisë- Ligjore.Kume humbi jetën në burgun e Nigritas në Greqi, si pasojë e torturave të ushtruar nga gardianët e këtij burgu.
Torturat ç’njerëzore erdhën një ditë pas vrasjes së një gardianë në burgun e Malandrinos, ku autor i kësaj vrasje ishte shqiptari Kudret Kume, ose siç njihej ndryshe në Greqi me emrin Ilia Kareli.
Redaksia Online
(Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com