Prokuroria: Becchetti rriti me 23
herë kostot reale të HEC në Kalivaç

Prokuroria: Becchetti rriti me 23<br />herë kostot reale të HEC në Kalivaç
TIRANË - Në qendër të hetimeve të Prokurorisë së Tiranës ndaj italianit Francesko Becchetit janë punimet për ndërtimin e hidrocentralit në Kalivac dhe kostot e paguara që sipas institucionit të akuzës janë rritur në mënyrë artificiale. Këto janë të dhënat që A1 Report ka zbuluar nga skeda e Prokurorisë ku për më tepër në bazë të hetimeve rezulton se Beccheti ka përfituar 14 mln euro përmes nënkontraktorëve. Gjithashtu ai Në 2013 nga arbitrazhi fiktiv dëmtoi Deutsche Bank, ku nga 50 milionë euro u paguan vetëm 20 të tilla.

Dyshimet e para në lidhje me fryrjen e punimeve kanë rezultuar nga akti i kontrollit i kryer nga Drejtoria e Tatimpaguesve të mëdhenj i vitit 2014, nga i cili ka rezultuar se vlera e punimeve të shitura shoqërisë “Kalivaci green Energy” (KGE), e cila ishte 100% në pronësi të “Hydro srl” (pra, të bashkimit ndërmjet “Beg” dhe “Deutche Bank”), nga shoqëria “Energji” është disa herë më e lartë (deri 23 herë) se vlera e punimeve që kjo shoqëri (shoqëria  “Energji”), i ka blerë nga nënkontraktorët e saj.
 
Nga akti i ekspertimit kontabël është arritur në  konkulzonin se shoqёria “Energji” shpk rezulton ka rritur çmimet e punimeve në shitje shumë herë nga çmimet e blerjes dhe ka shitur volume punimesh në sasi më të madhe se sa volumet e punimeve të blera. Gjithashtu rezulton se shoqёria tё ketё shitur edhe punime tё cilat nuk i ka blerё fare.
 
Janë vërtetuar lëvizjet e dyshimta të shit-blerjes së punimeve ndërmjet kompanisë kontraktore “Energji” dhe koncensionarit “KGE”. Në çdo rast. duhet pasur parasysh se lëvizjet e parave më poshtë bëhen ndërmjet kompanisë koncensionare “KEG”, e kontrolluar në shumicën e aksioneve nga Franceso Beccheti, me kompaninë kontraktore “Energji”, e kontrolluar në mënyrë absolute nga nëna e Becchetit, Liljana Condomitti.
 
Në total, për periudhën 2007-2013, “Energji” ka blerë nga nënkontraktorët vëllime punë në vlerën 14.500.000 euro dhe ia ka shitur koncensionarit me një vlerë shumë më të lartë, rreth 28.630.000 euro.
 
Keshtu per shembull ne viti 2007 Shoqëria “Energji” ka blerë vëllime punimesh për ndërtimin e HEC Kalivacit nga kompanitë nënkontraktore në shumën 1,035,295 euro. Këto vëllime ia ka shitur koncensionarit 5,743,455 euro, pra me një diferncë të dukshme nga blerja tek shitja.

 Ose ne viti 2013 Shoqëria “Energji” ka blerë vëllime punimesh për ndërtimin e HEC Kalivacit nga kompanitë nënkontraktore në shumën 454,905 euro dhe ia ka shitur koncensionarit 1,593,871 euro, pra me një diferncë të dukshme nga blerja tek shitja.
 
 
Në vitin 2013, rezulton se ndërmjet koncensionarit “KGE” dhe kontraktorit “Energji” krijohet një situatë konfliktuale, për shkak se kontraktori pretendon se nuk është paguar plotësisht për punimet e kryera. Dhe për këtë arsye, kompanitë i drejtohen gjykatës së arbitrazhit në Shqipëri, një shoqëri private e licensuar për ndërmjetësim dhe arbitrazh. Në përfundim të këtij gjykimi arbitrazhi, kontraktori “Energji” fiton miliona euro. (Sipas vendimit të arbitrazhit, palët në konflikt ranë dakord që koncensionari KGE do t’i jepte kontraktorit “Energji” shumën prej 50 milion euro. Në fakt, nga kjo shumë, ka rezultuar se janë kaluar nga “KGE” në favor të “Energji” 20 milionë euro).
 
 
Nga hetimi i Prokurorisë së Tiranës rezulton se dokumentacioni i paraqitur në gjykatën e arbitrazhit është i fallsifikuar dhe duket qartë se dy shoqëritë, pra “KGE” dhe “Energji” kanë krijuar një situatë të paqenë konfliktuale për të lëvizur shuma të mëdha parash në mënyrë të paligjshme. Gjithashtu, ky konflikt fiktiv ndërmjet “KGE” dhe “Energji” është përdorur për të fshehur një konflikt real që kishte “Beg” e Becchetit me partnerin në koncension, “Deutche Bank”. Në bazë të konfliktit fiktiv dhe gjykimit të arbitrazhit fiktiv, paratë e përbashkëta të partnerëve të koncensionarit i kaluan kontraktorit “Energji”. Pra, praktikisht, ky konflikt fiktiv duket se ka nxjerrë të humbur vetëm partnerin koncensionar “Deutche Bank”.

Ky dyshim forcohet më tej nga fakti se kompania “Energji”, pasi mori miliona euro nga “KGE”, një pjesë të tyre i kaloi në llogari bankare dhe një pjesë tjetër i investoi në kompanitë e regjistruara në Shqipëri “400 KV” “Fuqi” dhe “Cable System”.

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Report Tv, Namir Lapardhaja: PS ka rritje, prej 'luftës civile' në PD! Partitë e reja të gjejnë forcë të bashkohen rreth euro-atlantizmit

Sondazhi i Report Tv, Namir Lapardhaja: PS ka rritje, prej 'luftës civile' në PD! Partitë e reja të gjejnë forcë të bashkohen rreth euro-atlantizmit