Prokuroria: Burg për 10 të akuzuarit, e dinë se po hetohen, mund të ikin! Arjola Kodra shpëtoi nga rrethanat familjare

Prokuroria: Burg për 10 të akuzuarit, e dinë se po hetohen, mund të ikin! Arjola Kodra shpëtoi nga rrethanat familjare

Prokuroria kërkoi burg për 10 nga 11 personat e akuzuar së fundmi për inceneratorin e Fierit me dyshimin se ato mund të largohen nga vend. Report Tv ka siguruar dosjen, e cila çoi në arrest në burg 10 të akuzuar dhe 1 në arrest shtëpie.

Në dosjen e siguruar nga Report Tv thuhet se Arben Dervishaj, Giuseppe Ciaffaglione, Loran Dusha, Arbër Denizi, Juri Ymeraj, Silvester Dreza, Regan Merdani, Gentian Zifla, Robert Shabani, Enver Sheshi e dinë që janë në hetim dhe ekziston rreziku i ikjes së tyre pasi rrezikojnë një dënim të lartë nga veprat pe për të cilët dyshohen, mund të largohen për t'i shpëtuar dënimit të mundshëm.

Në dosje thuthet se ekziston gjithashtu mundësia e ndërhyrjes së personave nën hetim të mësipërm me qëllim pengimin e hetimeve dhe vështirësinë e marrjes së provave.

“Kjo pasi nga ana e organit procedues kryhen veprime hetimore në vijimësi, siç është edhe pyetja e personave që kanë dijeni p veprën penale dhe personat nën hetim mund të ndikojnë në lidhje me rrethanat e hetimit, to këta persona në mënyrë të drejtpërdrejtë ose nëpërmjet bashkëpunëtorëve të tyre. Po kështu, në kërkesën për caktimin e llojit të masës së sigurimit, nga ana e prokurorisë mbahet parasysh proporcionaliteti dhe përshtatshmëria e nevojave të sigurimit, në raport edhe me veprat penale për të cilët dyshohen personat e mësipërm, duke vlerësuar rëndësinë e faktit, sanksioni që parashikojnë këto vepra penale, shkallën e nevojave të sigurimit në rastin konkret, si dhe rrezikshmërinë shoqërore për secilën nga këto vepra penale.

Nisur nga përshtatshmëria e masës së sigurimit me nevojat e sigurimit duke marrë parasysh sanksionin që parashikohet për këto vepra penale, rrezikshmërinë e personave nën hetim, në rastin konkret, nevojat e sigurimit janë të mëdha, referuar rrethanave të faktit penal, dëmit të shkaktuar interesave të ligjshme të shtetit, nga ana e prokurorisë vlerësohet se masa më e përshtatshme për personat nën hetim Arben Dervishaj, Giuseppe Ciaffaglione, Loran Dusha, Arbër Denizi, Juri Ymeraj, Silvester Driza, Regan Merdani, Gentian Zifla, Robert Shabani, Enver Sheshi, është ajo e "arrestit në burg", parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale. Ndërsa nisur nga rrethanat familjare të personit nën hetim Arjola Kodra, nga ana e prokurorisë vlerësohet se masa më e pershtatshme është ajo e "arrest në shtëpi", ka arghumentuar prokuroria.

 


Lajmi kryesor:

Dosja e inceneratorit të Fierit/ Prokuroria kërkoi burg për 10 të akuzuarit nga frika se arratisen! Si 'shpërbleheshin' Alqi Bllako dhe Dervishaj me udhëtime


K.T./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë