KUÇOVE - Prokuroria e Përgjithshme ka dërguar në gjykatë dosjen peanale ndaj një ish-polici të Kuçovës, i akuzuar për vrasjen e një personi si dhe plagosjen e dy të tjerëve, ngjarje e ndodhur gjatë vitit 1997.
Ish-efektivi blu, Bashkim Nona, 43 vjeç akuzohet nga prokuroria për vrasjen Hasan Shallarit si dhe për plagosjen e shtetasve Altin Shuri dhe Jaçe Hajdari. Ngjarja në fjalë mësohet të ketë ndodhur më 15 prill të vitit 1997 në qytetin e Kuçovës, ku 43 vjeçari punonte si polic, ndërsa dosja ishe e mbyllur deri në shkurt të vitit 2012. Ka qenë insistimi i të vëllait, ku pas hetimeve të kryera, dëshmive të marra dhe zhvarrosjes së Shallarit, që ka rihapur çështjen duke e akuzuar ish-policin për vrasje.
Sipas dëshmive të marra, ngjarja ka ndodhur më 15 prill të 1997, ku të rinjtë Hasan Shallari, Altin Shuri dhe Jaçe Hajdari ka qenë duke udhëtuar në një furgon me targa KV 1083 A në drejtim të fshatit Kozare. Në momentin që furgoni ka kaluar në vendin e ngjarjes ka qenë me shpejtësi, ndërsa në lokalin e shtetasit Bashkim Gjolena, i cili ishte në krah të rrugës, ka qenë duke pirë Bashkim Nona dhe miqtë e tij.
Sipas dëshmitarëve, furgoni kur ka kaluar në lokalin e Gjolenës nuk ka ndaluar, ashtu siç bënin të gjithë mjetet e tjera për të paguar atë se çfarë po pintë Nona me miqtë e tij. Në këtë moment furgoni është qëlluar me armë zjarri duke sjellë edhe vdekjen e Hasan Shallarit dhe plagosjen e Altin Shurit dhe Jaçe Hajdarit.
Edhe 17 vite më parë dëshmitarët treguan se me armë qëlloi ish-polici, por në atë kohë nuk u gjetën prova të mjaftueshme. Është dashur insistimi i familjes së viktimës që ka rihapur çështjen dhe ka dërguar në gjykatë 43 vjeçarin për veprat penale “Vrasje” dhe “Vrasje të mbetur në tentativë”.
Ndërkohë nga hetimet e prokurorisë bëhet e ditur se ishte vetë ish-polici që dërgoi në spital Shallarin, madje edhe duke kërkuar falje për krimin pasi sipas tij ai kishte qenë në gjendje të dehur.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com